Rëndohet bilanci, 37 të vdekur pas shpërthimit në një ndërtesë në Rusi

Ka arritur në 37 numri i trupave të pajetë të nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës së shembur për shkak të shpërthimit nga gazi natyror në qytetin Magnitogorsk të rajonit Çelyabinsk në Rusi.

Rëndohet bilanci, 37 të vdekur pas shpërthimit në një ndërtesë në Rusi

Vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit në bllokun e shembur pas shpërthimit që ndodhi në 31 dhjetor në ndërtesën 10 katëshe në Magnitogorsk.

Sipas deklaratës së bërë nga Kryesia e Gjendjeve Emergjente, nga rrënojat e ndërtesës janë nxjerrë 37 kufoma.

Në shpërthim ishin dëmtuar 48 apartamente, ku jetonin më shumë se 100 vetë.

Nga rrënojat e ndërtesës së shembur u shpëtua e gjallë një foshnje, 35 orë pas shpërthimit.    



Lajme të ngjashme