Përshkallëzohet numri i viktimave në Filipine pas uraganit “Usman”

Në Filipine, numri i viktimave të shkaktuar nga uragani “Usman” dhe rrëshqitja e dheut, u rrit në 85.

Përshkallëzohet numri i viktimave në Filipine pas uraganit “Usman”

Në Filipine, numri i viktimave të shkaktuar nga uragani “Usman” dhe rrëshqitja e dheut, u rrit në 85.

Sipas lajmeve të medias lokale, në deklaratën e bërë nga Këshilli Kombëtar i Filipineve për Reduktimin dhe Administrimin e Fatkeqësive, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga furtuna e quajtur “depresioni tropikal”, që mori nën ndikim rajonet Bicol dhe Visayas e Lindjes si dhe rrethinat e tyre, shkaktuan 85 të vdekur, 20 të humbur dhe 40 të plagosur.

Në deklaratë bëhet e ditur se furtuna ka ndikuar 192 mijë njerëz në Calabarzon, Mimaropa, Bicol dhe Visayas e Lindjes dhe afërsisht 25 mijë prej tyre janë strehuar në qendrat e evakuimit.

Nga ana e autoriteteve lokale, Camarines Suru, që gjendet në rajonin Bicol, u shpall gjendje fatkeqësie natyrore.  

Për shkak të furtunës në Mimaropa, Bicol, Visayas e Lindjes dhe Visayas e Perëndimit u dëmtuan rrugët dhe urat kryesore. Në shumë rajone nuk ka elektricitet dhe janë anuluar disa fluturime.

Në deklaratën e bërë nga zyra e bujqësisë bëhet e ditur se për shkak të furtunës dëmi ka arritur në rreth 6 milionë dollarë dhe prej kësaj saj ndikuar negativisht rreth 11 mijë e 200 fermerë.  

 


Lajme të ngjashme