Delegacioni amerikan sot vjen në Turqi për FETO-n

Një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të vijë sot në Turqi për të biseduar me zyrtarët turq mbi hetimet në proces për organizatën terroriste FETO.

1117743
Delegacioni amerikan sot vjen në Turqi për FETO-n

Pjesë e delegacionit amerikan do të jenë edhe zyrtarë nga Zyra e Hetimeve Federale (FBI). Gjatë qëndrimit në Turqi delegacioni amerikan do të ketë takime me autoritetet turke në ministritë e Punëve të Jashtme, të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme.

Në këto takime do të diskutohet edhe për hetimet që ndiqen në ShBA për grupin e FETO-s. Pritet që delegacioni amerikan ti informojë autoritet turke në lidhje me këtë çështje.

Takimet në Ankara delegacioni amerikan do ti vazhdojë edhe më 4 janar.

Ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gyl (Gül) javën e kaluar kishte paralajmëruar ardhjen në Turqi të autoriteteve amerikane, ndërsa kishte thënë se kontaktet zhvillohen në kuadër të bashkëpunimit për ndihmë të ndërsjellë juridike në fushën penale.

 


Lajme të ngjashme