Siri – Regjimi i Esadit vazhdon të marrë jetët e civilëve në Idlib

Në sulmet e artilerisë së regjimit të Esadit të ndërmarra ndaj një kampi të refugjatëve të zhvendosur në “zonën e çtensionimit në Idlib” dhe ndaj vendbanimeve civile, kanë humbur jetën 2 dhe janë plagosur 6 civilë.

Sipas informatave të marra nënprefekturat Latamine, Keferzita dhe Kifrenbude të zonës rurale veriore të Hamas dhe qytezat Morik në zonën jugperëndimore, Bidama e Habit në zonë rurale juglindore si dhe fshatrat Zuajnije, Naxhije dhe Has të Idlibit u sulmuan mbrëmë me të shtëna artilerie dhe me raketa.

Drejtori i Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha) në Idlib, Mustafa Haxh Jusuf  tha se “Forcat e regjimit të Esadit kanë intensifikuar sulmet ndaj vendbanimeve civile që nga mbrëmja. Në këto sulme humbën jetën 2 dhe u plagosën 6 civilë në kampin e refugjatëve në këtë zonë”.

Jusuf gjithashtu shtoi se forcat e regjimit në objektiv morën edhe një numër të madh të vendbanimeve civile në zonën rurale të Hamas.

Prej nënshkrimit të marrëveshjes së Soçit më 17 shtator e këtej, nga sulmet tokësore të forcave të regjimit të Esadit ndaj Idlibit kanë vrarë 47 civilë, në mesin e të cilëve 6 gra dhe 22 fëmijë dhe kanë plagosur një numër të madh të tjerëve.

Ndërkohë që sulmet e regjimit vazhdonin, opozitarët në kuadër të marrëveshjes së arritur më 10 tetor tërhoqën armatimin e tyre të rëndë nga kjo zonë.

Lajme të ngjashme