Gjatë vitit të kaluar OKB-ja më së shumti ndëshkoi Izraelin

Izraeli ishte vendi më i dënuar në Kombet e Bashkuara (OKB) në vitin 2018, pasi Asambleja e Përgjithshme kaloi së paku 20 rezoluta kundër Tel-Avivit.

Gjatë vitit të kaluar OKB-ja më së shumti ndëshkoi Izraelin

Izraeli ishte vendi më i dënuar në Kombet e Bashkuara (OKB) në vitin 2018, pasi Asambleja e Përgjithshme kaloi së paku 20 rezoluta kundër Tel-Avivit për abuzime të të drejtave të njeriut, vendbanime të paligjshme në territorin e okupuar palestinez dhe pushtimin e vazhdueshëm të Jerusalemit Lindor.

Të paktën gjashtë përpjekje të miratuara në fund të nëntorit synuan tërheqjen e vëmendjes ndaj konfliktit izraelito-palestinez dhe një rezolutë e veçantë e miratuar në dhjetor përtëriu dënimin ndaj njohjes së njëanshme të Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Rezolutat e miratuara këtë vit mbështesin përpjekjet e zvarritura për të arritur një zgjidhje me dy shtete për t'i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez, ndërkohë që dënojnë veçmas pushtimin e vazhdueshëm të Izraelit në Lartësirat e Golanit.

Një tentativë e kryesuar nga SHBA për të dënuar Hamasin, të cilën e përshkruante si "organizatë terroriste", nuk arriti të tërheqë mbështetje të mjaftueshme brenda Asamblesë së Përgjithshme.

Rezoluta u drejtua nga Nikki Haley, ambasadorja e SHBA-së në largim. Ajo tha se OKB e ka dënuar Izraelin të paktën 500 herë gjatë viteve. (AA)



Lajme të ngjashme