Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Trump fajëson demokratët për vdekjen e fëmijëve në kufirin me Meksikën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump fajësoi demokratët për vdekjen e një fëmije emigrant 8-vjeçar që ishte ndaluar nga ana e ShBA-së.

Trump fajëson demokratët për vdekjen e fëmijëve në kufirin me Meksikën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump fajësoi demokratët për vdekjen e një fëmije emigrant 8-vjeçar që ishte ndaluar nga ana e ShBA-së.

Vdekja e fëmijës së dytë të ardhur nga Amerika Qendrore dhe i cili u ndalua pasi kaloi nga Meksika kufirin e ShBA-së në mënyrë ilegale, shkaktoi debate në ShBA.

Pas kritikave për kushte të këqija, të cilave i nënshtrohen emigrantët të ndaluar, Presidenti i ShBA-së, Donald Trump mbrojti veten duke i fajësuar demokratët.

Trump, në prononcimin e bërë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter tha se “Çdo vdekje e fëmijëve apo të tjerëve në kufi është faji i demokratëve dhe i politikave të tyre të migracionit që lejojnë njerëzit të bëjnë një udhëtim të gjatë duke menduar se mund të hyjnë ilegalisht në vendin tonë. Ata nuk do të mund të hynin sikur ta kishim një mur në kufi. As që do të tentonin të hyjnë”.

Ndërkaq në lidhje me vdekjen e dy fëmijëve në kufi Trump tha se “Të dy fëmijët në fjalë ishin shumë të sëmurë para se të dorëzoheshin në Njësinë e Rojeve Kufitare. Babai i vajzës tha se nuk ishte faji i tyre (Rojeve Kufitare), ai nuk i kishte dhënë ujë vajzës së tij me ditë. Patrulla kufitare ka nevojë për murin dhe kjo do të përfundojë”.

Një djalë 8-vjeçar nga Guatemala, i cili shkoi në Shtetet e Bashkuara me familjen e tij me rrugë të paligjshme javën e kaluar, u shtrua në spital dje në mëngjes në lagjen Alamogordo të New Mexico.

Fëmija u lirua nga spitali me një diagnozë të ftohjes dhe etheve, ndërkaq më vonë gjatë ditës ai u shtrua përsëri në spital me përzierje të stomakut dhe të vjella, ndërsa pas pak kohe ai vdiq.

Ndërkaq një javë më parë një vajzë 7-vjeçare nga Guatemala vdiq deri sa ndodhej në paraburgim.

Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve Associated Press të bazuar në deklaratat e rojeve kufitare, vajza e vogël me ditë të tëra ka mbetur pa ngrënë dhe pa ujë.

Më shumë se 7,000 njerëz, të nisur nga Amerika Qendrore për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën në qytetin kufitar Tijuana muajin e kaluar.

Qëllimi i shumë emigrantëve, të cilët kanë ikur nga Guatemala, Hondurasi dhe El Salvador për shkak të varfërisë, dhunës dhe persekutimit, është që të hyjnë në SHBA pavarësisht paralajmërimeve se do të ndalohen.

Rojet kufitare të ShBA-së ndërhynë muajin e kaluar me gaz lotsjellës ndaj emigrantëve, në mesin e të cilëve ishin edhe fëmijët, të cilët po përpiqeshin të kalonin kufirin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump kishte deklaruar se asnjë emigrantë i nisur nga Amerika Qendrore, nuk do të mund të hyjë në vend pa urdhrin e gjykatës.



Lajme të ngjashme