Holandë – 5 persona të ndaluar gjatë protestave të “Jelekëve të verdhë”

Duke iu përgjigjur thirrjeve të bëra nëpërmjet mediave sociale protestuesit kësaj radhe u mblodhën përpara godinës së Parlamentit.

Holandë – 5 persona të ndaluar gjatë protestave të “Jelekëve të verdhë”

Të paktën pesë persona u arrestuan gjatë protestave të “Jelekëve të verdhë” në Holandë.

Duke iu përgjigjur thirrjeve të bëra nëpërmjet mediave sociale protestuesit kësaj radhe u mblodhën përpara godinës së Parlamentit.

Në protesta morën pjesë rreth 200 protestues, të cilët marshuan prej godinës së Parlamentit drejt qendrës së qytetit.

Në këto protesta, ku zakonisht marrin pjesë grupet e ekstremit të djathtë, mes protestuesve dhe policisë pati përleshje.

Gjatë përleshjeve policët ndaluan 5 persona me arsyetim të ofendimit të policëve, hedhje të fishekzjarrëve ndaj policisë dhe mosrespektimin e paralajmërimeve.

Në anën tjetër kryetarja e Bashkisë së Hagës, Pauline Krikke njoftoi se kanë anuluar protestat e “Jelekëve të verdhë” për shkaqe të sigurisë.

Ndërkaq “Jelekët e kuq” të organizuar si një alternativë e “Jelekëve të verdhë”, të cilët organizojnë protesta në vend për 5 javë, më 13 janar do të organizojnë protesta në qytetin Utrecht.

 


Lajme të ngjashme