Pentagon: Regjimi i Esadit nuk hyri në Menbixh

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) dhe koalicioni i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër organizatës terroriste DAESH, deklaroi se lajmet për hyrjen e forcave të regjimit të Esadit në Menbixh të Sirisë nuk janë të vërteta.

1115691
Pentagon: Regjimi i Esadit nuk hyri në Menbixh

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) dhe koalicioni i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër organizatës terroriste DAESH deklaruan se lajmet për hyrjen e forcave të regjimit të Esadit në Menbixh të Sirisë nuk janë të vërteta.

Koalicioni kundër organizatës terroriste DAESH në deklaratën e bërë nëpërmjet medias sociale shkroi: “Pavarësisht pretendimeve të pavërteta për ndryshimin e fuqisë ushtarake në nënprefekturën Menbixh të Sirisë, Koalicioni nuk ka vënë re asgjë që mund të vërtetojë këto pretendime. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë tërësinë territoriale të Menbixhit dhe sigurinë e banorëve”.  

Nga ana tjetër, një zyrtar i Pentagonit, që kërkoi të mbetet anonim, në lidhje me këtë çështje tha se lajmet në lidhje me hyrjen e forcave të regjimit të Esadit në Menbixh të Sirisë “nuk janë të vërteta”.

Edhe për pretendimet se forcat e regjimit i janë drejtuar ose kërkojnë të hyjnë në Menbixh, zyrtari në fjalë tha: “Nuk do të bëjmë koment për manovrat e fuqive të tjera”.   

 


Lajme të ngjashme