Ministri i ri i A. Saudite: Vendi është në tranzicion pas vrasjes së Khashoggi

Ministri i ri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Ibrahim el-Assaf u prononcua për herë të parë pas ardhjes në detyrë.

Ministri i ri i A. Saudite: Vendi është në tranzicion pas vrasjes së Khashoggi

Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Ibrahim el-Assaf tha se pas vrasjes së gazetarit saudit të gazetës “Washington Post”, Jamal Khashoggi vendi i tij po kalon nga tranzicioni.  

Ministri i ri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite u prononcua për herë të parë pas ardhjes në detyrë.  

Në prononcimin e bërë për televizionin Al Hurra tha se vrasja e Khashoggisë ka trishtuar thellë tërë vendin e tij.  

Nga ana e Mbretit të Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz dje u bë një ndryshim i gjerë i kabinetit dhe në vend të Adil el-Cubeyr, në postin e ministrit të punëve të jashtme erdhi, Ibrahim el-Assaf.

Gazetari i “Washington Post”, Jamal Khashoggi ishte vrarë në mënyrë mizore më 2 tetor pasi kishte hyri në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për procedura martesore.

Udhëheqja e Arabisë Saudite më 20 tetor kishte deklaruar se Jamal Khashoggi kishte vdekur si pasojë e përleshjeve në godinën e konsullatës.



Lajme të ngjashme