Izraeli përgatitet për një luftë gjithpërfshirëse

Pas tërheqjes së ShBA-së nga Siria, Izraeli ka filluar përgatitjet për një luftë gjithëpërfshirëse në rajon.

Izraeli përgatitet për një luftë gjithpërfshirëse

Pretendohet se Izraeli pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t'u tërhequr nga Siria ka filluar me përgatitje për një luftë gjithëpërfshirëse në rajon.

Gazeta ruse “Nezavisimaya Gazeta” në një artikull të saj shkruan se me tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, Izraeli me ushtrinë e tij u detyrua të qëndrojë vetë përballë Iranit.

Gazeta citon ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes, Avigdor Lieberman të ketë thënë se “Tërheqja e ShBA-së nga Siria rrit gjasat për një konflikt me përmasa të gjera në veri në Liban apo Siri”.

Në artikullin e saj gazeta gjithashtu përcjell edhe fjalët e ekspertit ushtarak rus, Yuri Liamin, ku ai thotë se vendimi i Presidentit Donald Trump për t'u tërhequr nga Siria nuk duhet të interpretohet nga Irani si një 'çek i bardhë'.

Kujtojmë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump javën e kaluar njoftoi tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

 


Lajme të ngjashme