Terroristët e YPG/PKK-së hapin pozicione në Ayn al-Arab

Në qytezën Ayn al-Arab (Kobani) të Sirisë, që mbahet e pushtuar nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK dhe që ndodhet përballë qytezës Suruç në Shanllëurfës (Şanlıurfa) në Turqi, është parë që terroristët e kësaj organizate të hapin pozicione.

1113516

Nga periferia e lagjes Myrshitpënar (Mürşitpınar) e qytezës Suruç kamerat herë herë kanë filmuar lëvizjet që vihen re në pozicionet terroriste.

Sipas pamjeve, në një pozicion zjarri të hapur afër kullës së vrojtimit, e cila është ndërtuar mbi një kodër në jug të Ayn al-Arab, duken teksa janë në pritje 2 mjete ushtarake të blinduara, sipër të cilave valëviten paçavure në ngjyrë të kuqe dhe të zezë.

Kurse në kodrën, e cila ndodhet në pjesën lindore të qytetit dhe që organizata terroriste YPG/PKK e përdor si pozicion, duken 3 terroristë teksa janë në lëvizje. Terroristët patrullojnë përreth kodrës dhe vrojtojnë me dylbi nga tokat e Turqisë.

Lajme të ngjashme