Mbledhja për mbikëqyrjen e armëpushimit në Jemen, ekipi ndërkombëtar optimist

Në Jemen, ekipi i Kombeve të Bashkuara për monitorimin e armëpushimit, zhvilloi mbledhjen e parë në qytetin port Hudeyde.

Mbledhja për mbikëqyrjen e armëpushimit në Jemen, ekipi ndërkombëtar optimist

Në Jemen, ekipi i Kombeve të Bashkuara për monitorimin e armëpushimit, zhvilloi mbledhjen e parë në qytetin port Hudeyde.  

Ekipi i monitorimit u mblodh në Hudeyde me agjendën “palët që shkelin armëpushimin”.

Pas mbledhjes, një i autorizuar, që kërkoi të mos identifikohej, deklaroi se presin që “të dalin rezultate të mira nga takimi”.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në votimin e bërë ditën e premte, kishte miratuar projektrezolutën për dërgimin e mbështetësve të armëpushimit në qytetin port, Hudeyde me një rëndësi jetike për popullin e Jemenit dhe mbikëqyrjen e armëpushimit në rajon nga ana e ndërkombëtarëve.

Pas negociatave që filluan në 6 dhjetor në Suedi dhe përfunduan në 13 dhjetor, ishte deklaruar se palët kishin arritur në marrëveshje në lidhje me portin dhe qytetin Hudeyde.

Armëpushimi i arritur për Hudeyden dhe rrethinat e tij hyri në fuqi në 18 dhjetor.

Edhe mbikëqyrësit ndërkombëtarë të armëpushimit nën kryesimin e gjeneralit holandez, Patrick Cammaert ditën e hënë shkuan në Portin Hudayde për të mbikëqyrur punimet që zhvillohen në kuadër të përpjekjeve për hyrjen e ndihmave dhe produkteve të importit pa problem në qytet.

Mbikëqyrësit e armëpushimit vizituan edhe zonat në afërsi të vendeve ku ka pasur më parë përleshje në lindje të qytetit.

Ekipi i kryesuar nga Cammaert, para Hydezdes kishin shkuar në Aden, i shpallur kryeqytet nga qeveria e përkohshme dhe në Sana, që është nën kontrollin e Huthive.  

Në Jemen, prej më shumë se tre vjetësh, mijëra njerëz kanë humbur jetën gjatë konfliktit të armatosur ndërmjet Huthive dhe forcave të qeverisë, që mbështeten nga njësive të koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite.

Në vendin, ku jetohet një krizë njerëzore në shumë fusha me në krye atë të shëndetësisë, për shkaqe të ndryshe si mos qasja në ujë të pijshëm, pamjaftueshmëria e ushqimit, mungesa e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore, çdo ditë e më shumë rriten rastet e sëmundjeve epidemike.

 


Lajme të ngjashme