Kamboxhia mbyll shkollat e FETO-s

Me ndërhyrjen e qeverisë së Kamboxhias 4 shkolla të lidhura me një universitet që ka lidhje me organizatën terroriste FETO janë blerë nga një kompani vendore dhe ndryshuan emrin në International Paragon University.

1113550
Kamboxhia mbyll shkollat e FETO-s

Me ndërhyrjen e qeverisë së Kamboxhias 4 shkolla të lidhura me një universitet që ka lidhje me organizatën terroriste FETO janë blerë nga një kompani vendore dhe ndryshuan emrin në International Paragon University.

Sipas deklaratës së bërë nga Fondacioni Turk Maarif, Kryeministri i Kamboxhias, Hun Sen gjatë takimit me Presidentin Recep Tayyip Erdogan të zhvilluar në kuadër të vizitës në Turqi në shtator të këtij viti u zotua se do të bashkëpunojë në luftën kundër FETO-s. Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e arsimit e nënshkruar gjatë vizitës hyri në fuqi pas miratimit më 11 dhjetor.

Anëtari i Bordit të të Besuarve të Fondacionit Maarif, Doc. Dr. Cahit Bagci dhe Anëtari i Bordit Drejtues, Ahmet Turkeben kanë shkuar për vizitë në Kamboxhia gjatë të cilës realizuan një sërë takimesh zyrtare me autoritetet e këtij vendi.

Në deklaratë, ku i jepet vend opinioneve të Bagci dhe Turkben, thuhet se me ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Arsimit të Kamboxhias kanë patur takime mjaftë produktive. Gjatë takimeve Bagci dhe Turben shpjeguan se FETO, e cila ndërmori një tentativë të dështuar të grusht shtetit ndaj qeverisë së zgjedhur në Turqi, paraqet kërcënim për shtetin dhe popullin e Kamboxhias.

Ndërkaq zyrtarët kamboxhian shprehën mirëkuptim për ndjeshmërinë në këtë çështje dhe theksuan se kanë hedhur të gjitha hapat e nevojshme ndajë aktiviteteve dhe shkollave të FETO-s në këtë vend.



Lajme të ngjashme