Izraeli bën fluturime të ulëta mbi Liban

Avionët luftarakë të Izraelit shkelin hapësirën ajrore të Libanit në disa pika me fluturime të ulëta.

Izraeli bën fluturime të ulëta mbi Liban

Bëhet e ditur se avionët luftarakë të ushtrisë izraelite bënë shkeljen e hapësirës ajrore të Libanit.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve, NNA, bëhet e ditur se avionët luftarakë të Izraelit bënë imitimin e sulmeve me fluturime të ulëta të kryera në orën 21.50 sipas orës lokale në zonat En-Nebatije dhe Iklim Et-Tuffah në jug të vendit.

Avionët luftarakë të Izraelit, të cilët bënë shkeljen e hapësirës ajrore të Libanit nga deti, gjithashtu bënë fluturime të ulëta edhe në zonat e qyteteve Sayda dhe Sur.

Kryeministri i Libanit, Saad Al-Hariri pas takimit të javës së kaluar në kryeqytetin Bejrut me gjeneralin Stefano Del Col, komandantin e Task Forcave të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara (UNIFIL) të dislokuara në jug të vendit, i bëri thirrje OKB-së për të marrë përsipër përgjegjësitë për shkeljet e hapësirës ajrore dhe ujërave territoriale të Libanit nga ana e Izraelit.

 


Lajme të ngjashme