YPG/PKK-ja u dorëzon forcave të regjimit sirian kontrollin e lokalitetit Arimah në Menbixh

Forcat e regjimit të Beshar Esadit, në koordinim me organizatën separatiste terroriste YPG/PKK, kanë dislokuar të martën disa elementë ushtarakë në brendësi të Menbixhit...

YPG/PKK-ja u dorëzon forcave të regjimit sirian kontrollin e lokalitetit Arimah në Menbixh

Forcat e regjimit të Beshar Esadit, në koordinim me organizatën separatiste terroriste YPG/PKK, kanë dislokuar të martën disa elementë ushtarakë në brendësi të Menbixhit.

Siç bën të ditur Agjencia Anadolli (AA) duke u bazuar në burime të besueshme nga Menbixhi, forcat e regjimit kanë hyrë nga pjesa jugore e qytetit me 40 kamionçina, 2 tanke, mjete të blinduara për transportin e personelit ushtarak dhe kamionë të ngarkuar me materiale të ndryshme.

Pas një mbledhjeje të shkurtër me krerët e organizatës terroriste YPG/PKK, autokolona e forcave regjimit sirian iu drejtua lokalitetit Arimah në periferinë perëndimore të Menbixhit.

Kështu, YPG/PKK-ja u dorëzoi forcave të regjimit kontrollin e zonës në fjalë.

Arimah pozicionohet në vijën e frontit ndërmjet pjesës perëndimore të Menbixhit dhe zonës së çliruar me anë të operacionit antiterrorist turk “Mburoja e Eufratit”.

Ndërkohë që zonat e tjera të Menbixhit vazhdojnë të jenë nën pushtimin e YPG/PKK-së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të tërheqin së afërmi trupat e tyre nga ky qytet.

Trupat amerikane janë të dislokuara në qendër të Menbixhit, në veri të tij dhe përgjatë rrjedhës së përroit Saxhu, i cili ndan vijën e frontit të Menbixhit nga qyteza Xharabulus në zonën e operacionit antiterrorist turk “Mburoja e Eufratit”.



Lajme të ngjashme