Abdulmahdi: Trupat amerikane do të përdorin territoret e Irakut gjatë tërheqjes nga Siria

Kryeministri i Irakut, Adil Abdulmahdi, deklaroi të hënën se SHBA-ja s'ka kërkuar që të dislokojë në bazën ushtarake të Erbilit trupat e saj që do të tërhiqen nga Siria, duke njoftuar gjithashtu se territoret irakiane do të përdoren gjatë tërheqjes...

1113148
Abdulmahdi: Trupat amerikane do të përdorin territoret e Irakut gjatë tërheqjes nga Siria

Kryeministri i Irakut, Adil Abdulmahdi, deklaroi të hënën vonë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë kërkuar që të dislokojnë në bazën ushtarake të Erbilit trupat e tyre që do të tërhiqen nga Siria, duke njoftuar gjithashtu se territoret irakiane do të përdoren gjatë tërheqjes.

Duke folur në konferencën javore për shtyp në Bagdad, Adil Abdulmahdi tha se Uashingtoni zyrtar nuk u ka kërkuar që të dislokojë në bazën ushtarake të Erbilit trupat amerikane që do të tërhiqen nga Siria.

“Nuk ka një situatë të përcaktuar në lidhje me këtë çështje dhe neve s’na ka mbërritur ndonjë kërkesë. Trupat amerikane në veçanti kanë aktivitete të shkallës së gjerë në vendin tonë, me miratimin e qeverisë irakiane. Ata do të përdorin kryesisht territoret tona gjatë tërheqjes nga Siria”, u shpreh kreu i Bagdadit zyrtar.

Nga ana tjetër, Abdulmahdi mohoi se “Iraku do të dërgojë forcë ushtarake në Siri me kërkesë të SHBA-së, pas tërheqjes së saj”, duke i quajtur këto pretendime si krejtësisht të pabaza.

Kryeministri irakian vlerësoi gjithashtu se vendimi i Uashingtonit për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria do të ketë pasqyrime të mëdha në vendin e tij.

“Vendimi për t’u tërhequr ka lidhje të drejtpërdrejtë me Irakun. Ne kemi pasur kontakte për këtë me miqtë tanë të Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG). Iraku ka marrëdhënie të mira jo vetëm me fuqitë e pranishme në terrenin e Sirisë, por edhe me të gjitha vendet fqinje, të rajonit dhe ndërkombëtare. Ne bisedojmë me të gjitha palët për të parandaluar dëmet e mundshme ndaj Irakut në rast të prishjes së sigurisë në Siri. DAESH-i mund të largohet nga territoret siriane dhe t’i drejtohet Irakut”, tha shefi i Bagdadit zyrtar, Adil Abdulmahdi.



Lajme të ngjashme