Indonezi – Rëndohet bilanci i cunamit vullkanik, 373 të vdekur dhe 1.459 të plagosur

Siç bën të ditur Agjencia Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB) në Indonezi, numri i viktimave nga cunami vullkanik në ngushticën Sunda është rritur në 373 dhe i të plagosurve në 1.459, ndërkohë që 128 persona rezultojnë ende të zhdukur...

Endonezya'da tsunami14.jpg
Endonezya'da tsunami13.jpg
Endonezya'da tsunami19.jpg
Endonezya'da tsunami17.jpg
Endonezya'da tsunami20.jpg

Është rritur në 373 bilanci i viktimave për shkak të cunamit që goditi ngushticën Sunda, mes ishujve Java dhe Sumatra të Indonezisë, më datë 22 dhjetor.

Siç bën të ditur Agjencia Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB) në Indonezi, numri i viktimave nga cunami vullkanik në ngushticën Sunda është rritur në 373 dhe i të plagosurve në 1.459, ndërkohë që 128 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Aktivitetet e kërkim-shpëtimit po pengohen nga rrugët e bllokuara dhe kjo rrit shqetësimin për një përkeqësim të mundshëm të bilancit të viktimave, megjithatë në zonat më të prekua janë dërguar pajisje të rënda për të ndihmuar në kërkimin e të mbijetuarve.

Rekomandimet e Agjencisë Meteorologjike, Klimatike dhe Gjeofizike të Indonezisë (BMKG) janë që njerëzit t’u qëndrojnë larg brigjeve edhe për ca kohë, sepse vazhdimësia e aktivitetit vullkanik të shton gjasat për një tjetër cunami.

Sipas ekspertëve të BNPB-së, cunami mund të ketë ardhur si pasojë e një rritjeje jonormale të baticës për shkak të hënës së re dhe një rrëshqitjeje nënujore pas shpërthimit të vullkanit Anak Krakatau (Fëmija i Krakataut), i cili krijoi edhe një ishull të vogël në ngushticën Sunda.

Në muajin shtator, autoritetet indoneziane dhanë alarmin e nivelit të dytë më të lartë në zonën ndërmjet ishujve Sumatra dhe Java si pasojë e rritjes së aktivitetit vullkanik të Anak Krakataut.

Indonezia është një prej zonave më të prekura nga fatkeqësitë natyrore, pasi shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë” e Paqësorit”, ku pllakat tektonike përplasen me njëra-tjetrën duke e bërë këtë zonë më të ekspozuarën ndaj vullkaneve dhe tërmeteve më të fuqishme të botës.

Hera e fundit ishte më 29 shtator, kur qyteti Palu në ishullin Sulawesi u godit nga një tërmet me magnitudë 7,5 ballë dhe një cunami, si pasojë e të cilëve humbën jetën mbi 2.000 persona dhe 1.500 të tjerë u shpallën të zhdukur.

Kurse më datë 26 dhjetor 2004, një cunam i shkaktuar nga tërmeti nënujor me magnitudë 9,3 ballë në brigjet e Sumatrës, u mori jetën 220.000 njerëzve përreth oqeanit Indian, nga të cilët 168.000 në Indonezi.



Lajme të ngjashme