DAESH-i humbet edhe bastionin e fundit në Siri

DAESH-i u detyrua të tërhiqet nga qendra e nënprefekturës Hexhin të Deyr-u Zorit në Siri.

DAESH-i humbet edhe bastionin e fundit në Siri

Organizata terroriste DAESH e humbi edhe bastionin e fundit të saj në Siri.

Sipas informacioneve nga burimet vendore në Deyr-u Zor të Sirisë, pas luftimeve mes terroristëve të YPG/PKK-së dhe DAESH-it në qendër të nënprefekturës Hexhin të Deyr-u Zorit, terroristët e DAESH-it u detyruan të tërhiqen nga qendra e nënprefekturës.

Pas kësaj qendra e nënprefekturës, që ndodhet në lindje të lumit Eufrat kaloi nën kontrollin e YPG/PKK-së dhe DAESH-i humbi edhe bastionin e fundit në Deyr-u Zor.

Prania e DAESH-it pas rënies së qendrës së nënprefekturës në zonën e Dey-u Zorit është e kufizuar në qytezat Shiife, Bagoz i Epërm dhe i Poshtëm, Suse, Buhasan, Al-Buhatir dhe fshatrat përreth.

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte pushtuar zonat në lindje të lumit Eufrat dhe zonat rurale lindore dhe veriore të Deyr-u Zorit.

YPG/PKK-ja e mbështetur nga ajri nga ShBA-ja dhe nga toka me artileri nga Franca, më 11 shtator kishte filluar një operacion për të larguar DAESH-in plotësisht nga Deyr-u Zori.

Ndërkaq në zonën perëndimore të Deyr-u Zorit ndodhen forcat e regjimit të Esadit.

Bëhet e ditur se organizata separatiste terroriste YPG/PKK mban të pushtuar afërsisht 1/3 e territoreve të Sirisë.

 


Lajme të ngjashme