Terroristët YPG/PKK-së kërcënojnë Evropën: Do të lirojmë terroristët e burgosur të DAESH-it

Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u tërhequr nga veriu i Sirisë, terroristët e YPG/PKK-së po përpiqen të gjejnë mbështetje duke frikësuar Evropën me terroristët e DAESH-it që kanë planifikuar të lirojnë nga burgjet...

Terroristët YPG/PKK-së kërcënojnë Evropën: Do të lirojmë terroristët e burgosur të DAESH-it

Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u tërhequr nga veriu i Sirisë, terroristët e YPG/PKK-së po përpiqen të gjejnë mbështetje duke frikësuar Evropën me terroristët e DAESH-it që kanë planifikuar të lirojnë nga burgjet.

Terroristët e YPG-PKK-së, të cilët janë habitur nga urdhri i Presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u tërhequr nga Siria, po bëjnë përpjekje për të hyrë nën mbrojtjen e një shteti tjetër. Në njërën anë i bëjnë thirrje regjimit të Esadit që t’i mbrojë dhe në anën tjetër terroristët duan të influencojnë vendet evropiane.

Në këtë kuadër, Ilham Ahmed dhe Riad Dirar nga organizata terroriste YPG/PKK, e cila përdor emrin Forcat Demokratike Siriane (SDF), mësohet se kanë zhvilluar një vizitë në Francë, shtet që ka prani ushtarake në Siri dhe që për momentin ka deklaruar se nuk do të tërhiqet.

Krerët e YPG/PKK-së, të cilët kanë kërkuar takim me Presidentin francez, Emmanuel Macron, por që kanë mundur të takohen vetëm me këshilltarët e tij, në deklaratat që kanë bërë më pas kanë përdorur gjuhën e kërcënimit të drejtpërdrejt.

“Bashkëbiseduesve tanë ua kemi përcjellë frikën që ne kemi në çështjen e rezultateve nga tërheqja e SHBA-së nga Siria dhe prej tyre kemi kërkuar që të shqyrtojnë rezultatet shkatërruese të kësaj në luftën kundër DAESH-it”, ka thënë Ahmedi në një prononcim për gazetën “Le Monde”.

Ai ka theksuar se dëshirojnë që Franca të qëndrojë në Siri, por se e dinë që tërheqja e SHBA-së do t’i hapë rrugë edhe largimit të Francës.

Pasi ka theksuar se kanë kërkuar mbështetje edhe ndaj një operacioni të mundshëm të Turqisë, Ahmedi ka vijuar me këto fjalë: “Tashmë nuk mund t’i kontrollojmë më burgjet tona dhe jemi të detyruar të frikësohemi nga një situatë e tillë e largimit të qindra pjesëtarëve të DAESH-it, të cilët ne i mbajmë atje në emër të vendeve perëndimore, përfshirë edhe Francën. Aleatët tanë duhet ta kuptojnë se nuk mund t’i marrim me vete terroristët e huaj nëse ne humbasim territoret tona për shkak të tërheqjes.”

Pavarësisht se Ahmedi e lidh arsyen e lirimit të terroristëve të DEASH-it me mundësinë e humbjes së territoreve, vërehet qartë se terroristët e YPG/PKK-së kanë shqyrtuar hapjen e burgjeve menjëherë pas vendimit të SHBA-së për t’u tërhequr nga Siria.

Sipas gazetës “The New York Times”, anëtarët e YPG/PKK-së janë mbledhur të mërkurën e kaluar dhe kanë biseduar për lirimin e 1.100 terroristëve të DAESH-it, të cilët i mbajnë të burgosur, si dhe 2.080 të afërmve të tyre. Pavarësisht se YPG-ja e mohon një mbledhje të tillë, ky pretendim është vërtetuar nga zyrtarë të koalicionit kundër DAESH-it.

Anëtarët e YPG/PKK-së në njërën anë kanë vendosur në agjendën e tyre lirimin e të burgosurve pjesëtarë të DAESH-it dhe në anën tjetër përpiqen të marrin mbrojtje duke frikësuar Evropën me këtë mundësi, por pavarësisht të gjitha këtyre “nuk kanë arritur ndonjë rezultat”.

Ilham Ahmedi ka thënë po ashtu në të njëjtën deklaratë se “ata (francezët) u kanë premtuar të bëjnë përpjekje në nivel diplomatik, por nuk ka ende ndonjë rezultat konkret”. / AA



Lajme të ngjashme