ShBA së bashku me tërheqjen e trupave nga Siria do t'u japin fund edhe operacioneve ajrore

Zyrtarët e lartë amerikanë, të cilët u prononcuan për agjencinë e lajmeve Reuters, i bënë një vlerësim vendimit të Presidentit Donald Trump në lidhje me Sirinë.

ShBA së bashku me tërheqjen e trupave nga Siria do t'u japin fund edhe operacioneve ajrore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pretenduan që së bashku me vendimin për tërheqjen e trupave nga Siria do t'u japin fund edhe operacioneve ajrore ndaj organizatës terroriste DAESH në këtë vend.

Zyrtarët e lartë amerikanë, të cilët u prononcuan për agjencinë e lajmeve Reuters, i bënë një vlerësim vendimit të Presidentit Donald Trump në lidhje me Sirinë.

Këta zyrtarë, të cilët bënë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ti japin fund edhe operacioneve ajrore në Siri, deklaruan se “Vendimi i Trumpit për të tërhequr trupat tregon se edhe operacionet ajrore do të marrin fund”.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), i cili iu shmang përgjigjes në pyetje në lidhje me çështjen, deklaroi se në këtë fazë nuk do të bëhet ndonjë vlerësim i ri për procesin e tërheqjes.

Në një deklaratë të bërë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, Presidenti Donald Trump shkruan se “Kemi mundur DAESH-in, i cili ka qenë arsyeja e vetme e pranisë tonë në Siri gjatë mandatit tim si president”.

 

Edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders deklaroi se “Së bashku me fillimin e fazës së re të luftës kundër DAESH-it, ne filluam me tërheqjen e trupave tona.

Ndërkaq sipas lajmeve që zënë vend në mediat amerikane të bazuara në deklaratat e zyrtarëve të Departamentit amerikan të Shtetit, ky departament do të tërheq tërë personelin brenda 24 orëve nga Siria, ndërkaq trupat amerikane do të tërhiqen brenda 60 dhe 100 ditëve nga ky vend.

 


Lajme të ngjashme