Pakistani admiron arritjet e Turqisë nën udhëheqësinë e Erdoganit

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan në pritjen që i bëri ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar tha se e admirojnë përparimin socioekonomik që ka bërë Turqia me udhëheqësinë vizionare të Presidentit Erdoan.

Akar, Pakistan'da7.jpg
Akar, Pakistan'da10.jpg
Akar, Pakistan'da8.jpg
Akar, Pakistan'da6.jpg
Akar, Pakistan'da2.jpg

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan tha se e admirojnë përparimin socioekonomik që ka bërë Turqia me udhëheqësinë vizionare të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar vizitoi Shtabin e Përgjithshëm dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Pakistanit.

Pas takimit me homologun pakistanez, Pervez Hattak, ministri Akar kaloi në selinë e Kryeministrisë.

Sipas një lajmi të gazetës pakistaneze “The Nation”, Kryeministri Han në pritjen që i bëri Hulusi Akarit vlerësoi edhe marrëdhëniet Pakistan-Turqi.

Khan theksoi se vendi i tij u kushton një rëndësi të madhe marrëdhënieve me Turqinë.

"Ne e shikojmë me admirim progresin që ka bërë Turqia në fushën shoqërore dhe ekonomike nën lidershipin vizionar të Presidentit të Turqisë (Rexhep Tajip) Erdoan”,- deklaroi kryeministri pakistanez në takim.

Zoti Khan shtoi se populli i Pakistanit e respekton shumë Presidentin Erdoan dhe shprehu kënaqësinë e tij për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Kryeministri Han tha se ata dëshirojnë rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit me Turqinë në çdo fushë që ka të bëjë me interesat e përbashkëta siç janë: bashkëpunimi në fushën tregtare dhe atë të mbrojtjes.  

Kurse ministri Akar nga ana e tij e përgëzoi Khanin për detyrën e re si Kryeministër dhe i përcolli përshëndetjet e Presidentit Erdoan.

“Ne presim që lideri pakistanez të vijë në Turqi”,- u shpreh Akar,- ndërsa shtoi se vizita e Khanit në Turqi do t’u japë një shtysë të re marrëdhënieve aktuale ndërmjet dy vendeve. Akar gjithashtu vlerësoi qëndrimin e Pakistanit në luftën kundër terrorizmit.

Han dhe Akar biseduan edhe për çështjet rajonale.

Më vonë Akar u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Pakistanit, Arif Alvi.

Në këto takime mori pjesë edhe Ambasadori i Turqisë në Islamabad, Ihsan Mustafa Yurdakul.



Lajme të ngjashme