Gjermani – Maas: Tërheqja e SHBA-së nga Siria rrezikon arritjet e deritanishme

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, deklaroi të enjten se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u tërhequr nga Siria mund të dëmtojë luftën kundër organizatës terroriste DAESH dhe të rrezikojë arritjet e deritanishme...

1110855
Gjermani – Maas: Tërheqja e SHBA-së nga Siria rrezikon arritjet e deritanishme

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, deklaroi të enjten se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u tërhequr nga Siria mund të dëmtojë luftën kundër organizatës terroriste DAESH dhe të rrezikojë arritjet e deritanishme.

“Ndryshimi i befasishëm i kursit të palës amerikane nuk është surprizë vetëm për ata vetë”, tha ai duke iu referuar njoftimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se “tërheqja e trupave amerikane nga Siria nuk është surprizë”.

“Ekziston rreziku që rezultatet e këtij vendimi të dëmtojnë luftën kundër DAESH-it dhe të rrezikojnë sukseset e arritura”, theksoi Maas.

Duke pohuar se organizata terroriste DAESH është sprapsur, por rreziku ende s’ka kaluar pasi ajo nuk është mposhtur përfundimisht, shefi i diplomacisë gjermane tërhoqi vëmendjen se ka ende struktura ilegale dhe se terroristët janë aktivë në lindje të Sirisë.

Sipas tij, lufta kundër organizatës terroriste DAESH mund të japë rezultate duke përdorur edhe metodat ushtarake, edhe ato civile, në terma kohorë afatgjatë.



Lajme të ngjashme