Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Spanjë - Numri i emigrantëve të parregullt rritet me 200 për qind

Numri i emigrantëve të parregullt që shkuan në Spanjë me rrugë detare këtë vit, u rrit me 200 për qind në krahasim me një vit më parë dhe arriti në 43 mijë e 467.

Spanjë - Numri i emigrantëve të parregullt rritet me 200 për qind

Numri i emigrantëve të parregullt që shkuan në Spanjë me rrugë detare këtë vit, u rrit me 200 për qind në krahasim me një vit më parë dhe arriti në 43 mijë e 467.

Sipas të dhënave të publikuara në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Spanjës, numri i emigrantëve të parregullt, të cilët dolën në brigjet e Spanjës këtë vit, arriti në 43 mijë e 467.

Në komunikatë theksohet se numri i emigrantëve të parregullt që hynë në vend vitin e kaluar ka qenë 14 mijë e 195, ndërsa theksohet se shifrat e këtij viti paraqesin një rekord.

Në mes tjerash thuhet se numri i emigrantëve të parregullt shënoi rritje me afërsisht 200 për qind.

Ndërkaq numri më i lartë i regjistruar në vitin 2006 ka qenë gjithsej 39 mijë e 180.

Numri i emigrantëve të parregullt të arritur në qytetet spanjolle Ceuta dhe Melilla, të cilat ndodhen në territoret e Marokut deri më 15 tetor 2018 arriti në 5 mijë e 202 dhe ishte për 5 më i lartë se një vit më parë.

Në anën tjetër në të dhënat e Komesariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara bëhet e ditur se në mesin e emigrantëve që erdhën në Spanjë këtë vit 23,5 për qind janë nga Guineja, 17,5 për qind nga Mali dhe 16.6 për qind nga Maroku.

Susana Diaz, kryetarja e qeverisë së Administrimit Autonom të Andaluzisë në jug të Spanjës, gjatë prononcimit për gazetarët e huaj të bërë javën e kaluar në Madrid tha se informacionet që gjatë vitit 2018 priten 40 mijë emigrantë të parregullt u janë përcjell nga qeveria qendrore e Spanjës.

Diaz paralajmëroi që në qoftë se kriza e emigrantëve të parregullt nuk menaxhohet mirë, atëherë në Spanjë do të forcohet e djathta ekstreme.



Lajme të ngjashme