KRG hesht ndaj pretendimit për kalimin e peshmergëve në radhët terroriste të YPG/PKK në Siri

Pretendimet e Amerikës, se në vend të terroristëve të YPG/PKK, në lindje të Lumit Eufrat në Siri janë dislokuar peshmergët sirianë, që janë trajnuar në Administratën Rajonale Kurde të Irakut, kjo administratë i ka lënë pa përgjigje.

KRG hesht ndaj pretendimit për kalimin e peshmergëve në radhët terroriste të YPG/PKK në Siri

Autoritetet e Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG) vazhdojnë heshtjen në lidhje me pretendimin se peshmergët sirianë (të Irakut) kanë kaluar në Siri për të zënë vend pranë organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pretendimet e Amerikës, se në vend të terroristëve të YPG/PKK, në lindje të Lumit Eufrat në Siri janë dislokuar peshmergët sirianë, që janë trajnuar në Administratën Rajonale Kurde të Irakut, kjo administratë i ka lënë pa përgjigje.  

Përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit për Sirinë, James Jeffrey kishte konfirmuar një ditë më parë se rreth 100 peshmergë nga Iraku kanë kaluar në Siri.  

Dihet se numri i peshmergëve sirianë, që trajnohen që nga viti 2012 e deri më sot në kampet ushtarake në qytetet Erbil dhe Duhok të Irakut, është rreth 8 mijë. Peshmergët sirianë zënë vend me detyrë në Komandën e Forcave Speciale të Administratës Rajonale Kurde të Irakut.  

Ata, që nga ajo periudhë nuk ktheheshin dot në Siri për shkak të pengesës së PYD/PKK-së.

 


Lajme të ngjashme