Irani dënon vendimin e OKB-së për shkeljen e të drejtave të njeriut në këtë vend

Komisioni për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme në Kuvendin e Iranit dënoi vendimin e Kombeve të Bashkuara kundër udhëheqjes së Teheranit.

Irani dënon vendimin e OKB-së për shkeljen e të drejtave të njeriut në këtë vend

Komisioni për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme në Kuvendin e Iranit dënoi vendimin e Kombeve të Bashkuara kundër udhëheqjes së Teheranit.

Zëvendëskryetari i Kuvendit të Iranit, Ali Mutahhari në deklaratën e komisionit, të cilën e lexoi në foltoren e kuvendit e cilësoi si “standard të dyfishtë”  projektrezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në lidhje me shkeljen e të drejtave njerëzore në Iran.

“Irani është viktimë e sulmeve terroriste dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut nga opozitarët e Iranit, më shumë se në çdo vend tjetër” tha ai.  

Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, projektrezoluta e paraqitur nga Kanadaja, që dënon shkeljen e të drejtave të njeriut në Iran, u miratua me votën e 84 vendeve.  

Në vendim bëhej e ditur se “ndjehet shqetësim” për shkeljet e të drejtave të njeriut, që vazhdojnë në Iran, vendimet e shumta për dënim me vdekje, që jepen me hetime jashtë standardeve ndërkombëtare dhe dënohej zbatimi i dënimit me vdekje për fëmijët.

Në vendimin ku kritikoheshin torturat, abuzimet, shkeljet e të drejtave të njeriut, diskriminimi ndaj pakicave dhe femra, i bëhej thirrje udhëheqjes së Teheranit për të rregulluar këto çështje.



Lajme të ngjashme