Holanda do të trajnojë trupat Peshmerge

Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok u tha gazetarëve në Erbil pas takimit me kryeministrin e Qeverisjes Rajonale Kurde të Irakut, Neçirvan Barzani se vendi i tij do të vazhdojë të trajnojë forcat Peshmerge.

Holanda do të trajnojë trupat Peshmerge

Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok tha se vendi i tij do të vazhdojë të trajnojë forcat Peshmerge.

Pas takimit me kryeministrin e Qeverisjes Rajonale Kurde të Irakut, Neçirvan Barzani mbajtur në qytetin Erbil të Irakut, ku kishte shkuar për të realizuar kontakte të ndryshme, Bllok organizoi një konferencë të përbashkët shtypi.

Duke iu referuar mbështetjes ushtarake që vendi i tij u jep forcave Peshmerge, Stef Blok tha: "Këshilltarët tanë ushtarakë do të vazhdojnë të trajnojnë forcat Peshmerge”.

Duke vënë theksin në zhvillimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat me Irakun dhe Qeverisjen Rajonale Kurde të Irakut, Blok tha se Holanda mbështet një Qeverisje Rajonale Kurde të fuqishme në kuadër të një Iraku të fuqishëm.

Kurse Barzani nga ana e tij tha se ata kanë marrëdhënie të forta me Holandën.

"Ne i jemi mirënjohës Holandës për ndihmat që na dha në kohën e konflikteve me organizatën terroriste DAESH dhe për mbështetjen e ushtarakëve holandezë në trajnimin e forcave Peshmerge në Qeverisjen Rajonale Kurde të Irakut", u shpreh Barzani.

Në takim,- vijoi Barzani,- biseduam edhe për marrëdhëniet Bagdad-Erbil, dhe ne presim forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve me qeverinë e re në Irak.



Lajme të ngjashme