OKB-ja miraton Marrëveshjen Globale për Refugjatët

Marrëveshja Globale për Refugjatët është miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara duke marrë mbështetjen e 181 vendeve.

OKB-ja miraton Marrëveshjen Globale për Refugjatët

Kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dolën kundër kësaj marrëveshjeje, e cila mbështet një ndarje më të drejtë të barrës me vendet që strehojnë refugjatët dhe e trajton problemin e refugjatëve në një dimension global.

Marrëveshja Globale për Refugjatët u miratua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pas dy vite negociatash. Në votim pakti global mori mbështetjen e 181 vendeve. Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dolën kundër me arsyetimin se pakti nuk respekton të drejtat e sovranitetit të vendeve.

ShBA-ja kishte refuzuar më parë edhe Marrëveshjen Globale të Emigracionit, që është pakti i parë ndërkombëtar që e trajton çështjen e emigracionit në dimension global, nxit bashkëpunimin dhe synon luftën me trafikun e qenieve njerëzore.

Një vend tjetër që votoi kundër paktit ishte edhe Hungaria, e cila zuri vend pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Kurse Republika Dominikane, Eritreja dhe Libia abstenuan.

Marrëveshje Globale për Refugjatët ka 4 synime kryesore. 1) Ulja e presionit mbi vendet që strehojnë një numër të madh refugjatësh, 2) sigurimi i kushteve që refugjatët të jenë të vetëmjaftueshëm në vendet ku jetojnë, 3) zgjerimi i hyrjeve në vendet e treta dhe sistemimit në vendet e reja dhe 4) mbështetja e kushteve të nevojshme për të siguruar rikthimin e refugjatëve në vendet e tyre.

Sipas të dhënave të Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët në mbarë botën sot ka më shumë se 25,4 milionë refugjatë.

Dhe 2/3 e refugjatëve jetojnë vetëm në 10 vende.

Turqia është në pozicionin e vendit që strehon më shumë refugjatë në botë, më shumë se 3,5 milionë.

 


Lajme të ngjashme