Zvicër – Një grua humbet jetën dhe 44 pasagjerë plagosen në një aksident rrugor

Një autobus i nisur nga qyteti Gjenovë i Italisë për në atë Dyseldorf të Gjermanisë, është përplasur me murin e autostradës afër Zyrihut në Zvicër...

Zvicër – Një grua humbet jetën dhe 44 pasagjerë plagosen në një aksident rrugor

Një autobus i nisur nga qyteti Gjenovë i Italisë për në atë Dyseldorf të Gjermanisë, është përplasur me murin e autostradës afër Zyrihut në Zvicër.

Mediat raportojnë se një grua ka humbur jetën në aksident dhe 44 pasagjerët e tjerë janë plagosur, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Policia lokale ka njoftuar se aksidenti ndodhi rreth orës 4:15 në autostradën A3 dhe shumë pasagjerë ishin ende të bllokuar brenda autobusit kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje.

Autobusi i përket një dege të kompanisë së transportit “Flixbus”. Ky aksident ka bllokuar në të dy kahet e qarkullimit një prej akseve kryesore të Zvicrës.

Shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura, por mendohet se mjegulla dhe dëbora në Alpe ka vështirësuar drejtimin e autobusit për drejtuesin, i cili është gjithashtu i plagosur rëndë.

Bëhet e ditur se në mesin e pasagjerëve 13 janë italianë, 6 rusë, ndërsa të tjerët zviceranë, gjermanë, shqiptarë, boshnjakë, ganezë, beninas, nigerianë, rumunë dhe kolumbianë.



Lajme të ngjashme