Siri - Sulmet e koalicionit ndërkombëtar sërish marrin jetët e civilëve

Në sulmet ajrore të forcave të koalicionit ndërkombëtar të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndërmarra ndaj një xhamie në provincën Dejr-u Zor të Sirisë, kanë humbur jetën 17 civilë.

Sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it të ndërmarra ndaj nënprefekturës Hexhin dhe qytezat dhe fshatrat përreth në zonën rurale në lindje të provincës Dejr-u Zor, vazhdojnë të marrin jetët e civilëve.

Sipas informatave të marra nga burimet vendore në Dejr-u Zor avionët luftarak të forcave të koalicionit në orët e hershme të mëngjesit ndërmorën një sulm ajror ndaj një xhamie që ndodhet në fshatin Buhatir në lindje të nënprefekturës Hexhin të kontrolluar nga organizata terroriste DAESH. Bëhet e ditur se në këtë sulm janë vrarë 17 civilë.

Forcat e koalicionit edhe gjatë muajit të kaluar në objektiv mori xhamitë në nënprefekturën Hexhin dhe të qytezës Suse të kësaj nënprefekture.   

Lajme të ngjashme