Siri - Regjimi i Esadit vazhdon me shkeljen e armëpushimit në Idlib

Në Siri, regjimi i Bashar Esadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani organizuan një operacion infiltrimi brenda kufijve të zonës së çtensionuar në Idlib pavarësisht marrëveshjes së Soçit për armëpushim.

1108531
Siri - Regjimi i Esadit vazhdon me shkeljen e armëpushimit në Idlib

Në Siri, regjimi i Bashar Esadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani organizuan një operacion infiltrimi brenda kufijve të zonës së çtensionuar në Idlib pavarësisht marrëveshjes së Soçit për armëpushim.

Sipas informatave të marra nga burimet ushtarake, opozitarët ushtarak zmbrapsën sulmet që forcat e regjimit ndërmorën në frontet Al-Ketibe dhe Al-Mehxhure.

Naxhi Mustafa, zëdhënësi i Frontit Nacionalçlirimtar i formuar nga elementët e Ushtrisë së Lirë Siriane tha se “Forcat e regjimit ndërmorën operacione të infiltrimit në disa fronte. Këto operacione u zmbrapsën në saje të luftimeve. Kohëve të fundit forcat e regjimit ndërmarrin sulme me dronë. Mbrëmë në zonën rurale të Hamas u ndërmorën sulme me dronë të armatosur. Opozitarët arritën të rrëzojnë dy prej tyre”.

Ndërkaq Drejtori i Mbrojtjes Civile në Idlib, Mustafa Haxh Jusuf njoftoi se forcat e regjimit të Esadit kanë ndërmarrë sulme artilerie ndaj pikave të ndryshme të Idlibit.

“Në objektiv të bombardimit ishin zona të ndryshme. Në sulmet e ndërmarra ndaj çifligjeve në perëndim të qytezës Ebu Zuhur që ndodhet në lindje të Idlibit, janë plagosur 5 civilë. Ndërkaq zonat rurale të nënprefekturave Xherxhenaz dhe Xhishr Esh-Shugur qenë të ekspozuara ndaj sulmeve tokësore”, bëri të ditur Mustafa Haxh Jusuf.

Bëhet e ditur se prej nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit në Soçi më 17 shtator e këtej në sulmet e regjimit të Esadit u vranë të paktën 33 civilë dhe u plagosën shumë të tjerë.

Ndërsa forcat e regjimit ishin në ofensivë, opozitarët ushtarakë më 10 tetor i tërhoqën armët e rënda nga zonat e përcaktuara në përputhje me marrëveshjen.

 


Lajme të ngjashme