Francë – Policia vret autorin e sulmit vdekjeprurës në Strasburg

Siç bën të ditur shtypi francez, 29-vjeçari Cherif Chekkat u qëllua për vdekje teksa përpiqej t’i rezistonte policisë në rrugën “Lazaret” të qytetit...

Francë – Policia vret autorin e sulmit vdekjeprurës në Strasburg

Autori i sulmit mbrëmjes së martës në tregun e Krishtlindjes, në qytetin Strasburg të Francës, është vrarë të enjten gjatë një operacioni policor.

Siç bën të ditur shtypi francez, 29-vjeçari Cherif Chekkat u qëllua për vdekje teksa përpiqej t’i rezistonte policisë në rrugën “Lazaret” të qytetit.

Ndërkaq, motra e Chekkatit është ndaluar gjithashtu të enjten në Paris.

Shtypi francez njofton mes të tjerash se autorësia e sulmit në Strasburg është marrë përsipër nga organizata terroriste DAESH.

Mbrëmjen e së martës, disa të shtëna armësh u dëgjuan në një zonë pranë tregut të Krishtlindjes në sheshin qendror “Place Kleber” të Strasburgut, me pasojë vdekjen e 3 personave dhe plagosjen e 12 të tjerëve, 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë; ndërsa autori i sulmit u largua në drejtim të paditur.

Këto shifra u konfirmuan më pas edhe nga prokurori i Parisit, Remy Heitz, i cili theksoi se agresori është 29-vjeçari Cherif Chekkat, një person nën mbikëqyrjen e policisë dhe i dënuar 27 herë më parë nga gjykata të ndryshme në Francë, Gjermani e Zvicër për vjedhje e përdhunim.


Fjalët Kyçe: Francë , Strasburg , sulm , Cherif Chekkat , DAESH

Lajme të ngjashme