Unioni sirian i fiseve turkmene dhe arabe kërkon ndërhyrje të shpejtë në lindje të Eufratit

Unioni sirian i fiseve turkmene dhe arabe tha se deklarata e Presidentit Erdogan se gjatë ditëve në vijim do të fillojnë operacionet ndaj zonave të pushtuara nga organizata terroriste YPG/PKK, është pritur me gëzim nga arabët, turkmenët dhe kurdët.

Unioni sirian i fiseve turkmene dhe arabe kërkon ndërhyrje të shpejtë në lindje të Eufratit

Unioni sirian i fiseve turkmene dhe arabe në lidhje me deklaratën e Presidentit Recep Tayyip Erdogan se “Operacionet për çlirimin e lindjes së lumit Eufrat nga organizata separatiste terroriste do të fillojë brenda disa ditëve”, deklaroi se presin ndërhyrje të menjëhershme nga ana e Turqisë për të mundësuar kthimin në trojet e pushtuara nga terroristët e YPG/PKK-së.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga unioni thuhet se deklarata e Presidentit Erdogan se gjatë ditëve në vijim do të fillojnë operacionet ndaj zonave të pushtuara nga organizata terroriste YPG/PKK, është pritur me gëzim nga arabët, turkmenët dhe kurdët.

Në komunikatë, ku fiset siriane bëjnë të ditur se këto operacione të mundshme janë si një “shpresë” për tu kthyer në shtëpitë e tyre, thuhet: “Organizata terroriste YPG/PKK, e cila ndau mijëra njerëz të pafajshëm nga atdheu i tyre, djeg shtëpitë dhe fshatrat e tyre, merr nën armë me forcë fëmijët dhe mbjellë e shet kanabis në tokat tona, ka bërë dhe vazhdon të bëjë shkelje. Ne kërkojmë nga Turqia të fillojë një ndërhyrje të menjëhershme për të spastruar këto troje nga mercenarët e kreut të organizatës terroriste me qëllim që të mund të kthehemi në shtëpitë tona. Turqia ka qenë e suksesshme në operacionet e mëparshme dhe ne besojmë se do të jetë e suksesshme edhe në këtë operacion. E vlerësojmë lartë ndjeshmërinë e Presidentit Recep Tayyip Erdogan ndaj terrorizmit. Sirianët çdo herë kanë qenë pranë Turqisë dhe do të vazhdojnë të jenë pranë edhe në këtë operacion. Besojmë se Ushtria Turke do të spastrojë organizatën terroriste pushtuese YPG/PKK nga territoret tona dhe besojmë se do të kthehemi në shtëpitë tona”.

 


Lajme të ngjashme