SHBA – Ish-avokati i Presidentit Trump dënohet me 3 vjet burg dhe 1,4 milionë dollarë gjobë

Michael Cohen, ish-avokat personal i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është dënuar me 3 vite heqje lirie, të cilat do t’i vuajë në një burg federal, si dhe me një gjobë prej 1,4 milionë dollarësh...

SHBA – Ish-avokati i Presidentit Trump dënohet me 3 vjet burg dhe 1,4 milionë dollarë gjobë

Michael Cohen, ish-avokat personal i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është dënuar me 3 vite heqje lirie, të cilat do t’i vuajë në një burg federal, si dhe me një gjobë prej 1,4 milionë dollarësh.

Cohen është dënuar për evazion fiskal pasi ka gënjyer Kongresin amerikan mbi raportet me rusët dhe për shkelje të ligjit elektoral mbi financimin.

Gjykatësi i Distriktit Jugor të Nju-Jorkut, William Pauley III, i ka dhënë një dënim më të lehtë në krahasim me veprat penale të kryera nga Cohen, pavarësisht se prokurori federal ka kërkuar që ai të dënohet me 4 vite e gjysmë burg.

Ai ka pranuar në gusht të vitit të kaluar fajësinë për 8 akuza, mes tyre edhe atë të shkeljes së ligjit mbi financimin e fushatave elektorale duke paguar dy gra, të cilave u kishte paguar shuma të majme për të heshtur në lidhje me raportet seksuale që ato kishin pasur me presidentin aktual të SHBA-së.

Më pas ai është deklaruar fajtor në muajin nëntor për shkak se ka gënjyer Kongresin e SHBA-së mbi marrëdhëniet e Trumpit në Rusi, për ta mbrojtur presidentin.

Pas shqiptimit të vendimit, Cohen duhet të dorëzohet në polici më datë 6 mars 2019.

I pyetur pas vendimit të gjykatës mbi një deklaratë të Presidentit Trump, i cili e vlerësonte atë si “njeri të dobët”, ish-avokati personal i kreut të Shtëpisë së Bardhë u përgjigj me këto fjalë: “Po, kjo është e drejtë, por për një arsye tjetër. Sepse jam ndjerë përsëri dhe përsëri i detyruar të mbulojë veprat e pista të Trumpit.”



Lajme të ngjashme