Pompeo për vrasjen e Khashoggi: Sanksionet ndaj 21 sauditëve janë të mjaftueshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se sanksionet ndaj 21 sauditëve në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi janë të mjaftueshme.

Pompeo për vrasjen e Khashoggi: Sanksionet ndaj 21 sauditëve janë të mjaftueshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se sanksionet ndaj 21 sauditëve në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi janë të mjaftueshme.

“Sauditët zaten e paguan për këtë” tha Pompeo.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo bëri vlerësime në lidhje me vrasjen e Khashoggi në kanalin televiziv Fox News, që njihet për qëndrimin përkrah udhëheqjes së Presidentit Donald Trump.

Prezantuesja e programit “Fox dhe Miqtë”, Ainsley Earhardt, e cila priti Pompeon në programin e saj, theksoi se vrasja u krye në mënyrë të tmerrshme dhe duhet që dikush të paguajë për këtë.

Pas kësaj Popmpeo tha se për 21 sauditë të përfshirë në vrasjen e gazetarit saudit kanë ndaluar hyrjen e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe janë vënë sanksione ekonomike dhe ky është një dënim i mjaftueshëm për sauditët.

“Me të vërtetë që ka persona që janë përfshirë në krim dhe ne i mbajtëm ata përgjegjës. Këtë do të vazhdojmë ta bëjmë. Askush nuk e shikon me shpërfillje këtë krim të frikshëm. Por nuk duhet harruar që Irani përhapet me shpejtësi në Lindjen e Mesme. Vdekja e cilitdo individi është e keqe por edhe vdekja e mijëra njerëzve në Evropë, Lindjen e Mesme dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e tmerrshme. Presidenti Trump është i vendosur të mbrojë Amerikën” tha Pompeo.   

Ndërkaq, ai evitoi ti përgjigjej pyetjes së prezantuesit tjetër të programit, Brian Kilmeade i cili tha: “A e besove ti bin Selmanin kur e pe në sy dhe ai e mohoi atë (që e dinte për vrasjen e Khashoggi)”.  

Pyetjes në lidhje me raportin e CIA-s, që urdhri për vrasjen e gazetarit saudit erdhi nga Princi Trashëgimtar, Muhammed bin Selman, Pompeo iu përgjigj duke përgënjeshtruan CIA-n, të cilën e udhëhiqte në të kaluarën, dhe tha se disa raporte në këtë çështje nuk janë të drejta.  



Lajme të ngjashme