Obrador dhe Trump bisedojnë për një program veprimi për emigrantët e Amerikës Qendrore

Kryetari i Shtetit të Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump zhvilluan një bisedë telefonike për çështjet e emigrimit dhe punësimit.

1106164

Obrador, në postimin e bërë në rrjetin social Twitter shkroi: “Në bisedën telefonike miqësore me Trump, shqyrtuam mundësinë e zbatimit të një programi të përbashkët për punësimin dhe zhvillimin në Amerikën Qendrore dhe Meksikë dhe çështjen e emigrimit”.

Karvani i emigrantëve me më shumë se 7 mijë persona, që u nis nga Amerika Qendrore për të mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, muajin e kaluar kishte arritur në qytetin kufitar meksikan, Tijuana.  

Ministria e Punëve të Jashtme të Meksikës, në fillim të këtij muaji kishte bërë të ditur se për të ndalur valën e emigrantëve në Amerikë, Obrador nënshkroi një marrëveshje për krijimin e një “plani zhvillimi” me kryetarët e shteteve të El Salvadorit, Guatemalës dhe Hondurasit.

Në deklaratë bëhet e ditur se plani përfshin sigurimin e një fondi për krijimin e vendeve të punës në rajon dhe ka si qëllim gjetjen e zgjidhjes së shkaqeve strukturale, që shkaktojnë emigrimin në El Salvador, Guatemala dhe Honduras.

Presidenti, Donald Trump kishte bërë të ditur se asnjë nga ata që janë nisur nga Amerika Qendrore për të shkuar në Amerikë nuk do të hyjë dot pa urdhër të gjykatës.

Lajme të ngjashme