Bregu Perëndimor - Ushtria izraelite martirizon një palestinez

Në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite pretendohet se palestinezi 29-vjeçar është përgjegjës për sulmin e armatosur ndaj vendbanimit hebre.

Bregu Perëndimor - Ushtria izraelite martirizon një palestinez

Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë një palestinez, për të cilin pretendohet se është përgjegjës për sulmin e armatosur të ndërmarrë të dielën në afërsi të vendbanimit të paligjshëm hebre Ofra, në Bregun Perëndimor.

Në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite thuhet se personi në fjalë është 29-vjeçari Salih Omer Salih Al-Bergusi banor i fshatit Kubar të qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor.

Në mes tjerash thuhet se është kapur edhe ekipi për të cilin pretendohet se është përgjegjës për sulmin e armatosur, ku u plagosën 6 izraelitë.

Në natën e 9 dhjetorit pranë vendbanimit të paligjshëm hebre Ofra në Bregun Perëndimor, si pasojë e zjarrit të hapur nga një makinë në lëvizje janë plagosur 6 hebrenj në mesin e të cilëve njëri është në gjendje të rëndë.

 


Lajme të ngjashme