Siri - Sulmet e koalicionit ndërkombëtar marrin jetët e 15 civilëve

Vazhdojnë humbjet e jetëve të civilëve në sulmet që koalicioni ndërkombëtar kundër DAESH-it i udhëhequr nga ShBA-ja i ndërmerr në qytezat dhe fshatrat e nënprefekturës Hexhin të pushtuar nga kjo organizatë.

1105518
Siri - Sulmet e koalicionit ndërkombëtar marrin jetët e 15 civilëve

Në sulmet ajrore të ndërmarra nga forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj rajonit Keshme në zonën rurale lindore të Dejr-u Zorit në Siri, kanë humbur jetën 15 civilë nga e njëjta familje.

Vazhdojnë humbjet e jetëve të civilëve në sulmet që koalicioni ndërkombëtar kundër DAESH-it i udhëhequr nga ShBA-ja i ndërmerr në qytezat dhe fshatrat e nënprefekturës Hexhin të pushtuar nga kjo organizatë.

Sipas informatave të burimeve vendore në Dejr-u Zor, avionët e forcave të koalicionit dje në orët e mbrëmjes ndërmorën sulme ajrore ndaj vendbanimeve civile në rajonin Keshme të kontrolluar nga DAESH-i e që ndodhet në lindje të Hexhinit.

Burimet shtojnë se në lagjen Havvama në veri të nënprefekturës Hexhin po vazhdojnë luftimet mes terroristëve të organizatës separatiste terroriste YPG/PKK dhe DAESH.

Gjatë luftimeve që filluan të shtunën terroristët e YPG/PKK-së avancuan në drejtim të qendrës të nënprefekturës Hexhin dhe arritën të vënë nën kontroll tregun që ndodhet në afërsi të spitalit të Hexhinit.

Në luftën për të çliruar nënprefekturën Hexhin nga organizata terroriste DAESH forcat e koalicionit ndërkombëtar mbështesin nga ajri dhe toka YPG/PKK-në, e cila është një organizatë tjetër terroriste.

Organizata terroriste YPG/PKK, me mbështetjen e SHBA, vazhdon të mbajë të pushtuar rajonet lindore dhe perëndimore të Dejr-u Zorit në lindje të lumit Eufrat.

Ndërkaq në rajonin perëndimor të Dejr-u Zorit ndodhen forcat e regjimit të Esadit.

Afërsisht 28 për qind e territorit sirian është i pushtuar nga organizata terroriste YPG/PKK, ndërsa organizata terroriste DAESH është e pranishme në 3 për qind.

 


Lajme të ngjashme