May shpreson në lëshime të reja nga BE-ja në procesin e Brexitit

Pas shtyrjes së votimit të Brexitit në Parlament, Kryeministrja May po zhvillon takime me homologët e saj evropianë, duke shpresuar që të marrë lëshime të reja.

May shpreson në lëshime të reja nga BE-ja në procesin e Brexitit

Kryeministrja e Anglisë, Theresa May ndërmori një iniciativë diplomatike për Brexitin që do të përshpejtonte daljen e vendit të saj nga Bashkimi Evropian.

Pas shtyrjes së votimit të Brexitit në Parlament, Kryeministrja May po zhvillon takime me homologët e saj evropianë, duke shpresuar që të marrë lëshime të reja.

Pas dështimit të djeshëm të votimit të Marrëveshjes së Brexitit në Dhomën e Ulët të Parlamentit britanik (House of Commons), Kryeministrja May e filloi një turne vizitash në Evropë gjatë të cilit ajo u takua me Kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

May më pas do të ketë takime edhe me Kryetarin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe Kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Kryeministrja pa se “neni i masave” në marrëveshjen e Brexitit do të rezultojë në një refuzim të votimit në Parlament dhe për këtë arsye e shtyu votimin, ndërsa bëhet e ditur se ajo ka ndërmend që këtij neni ti shtojë një afat kohorë ose një mekanizëm për të lejuar dalje të njëanshme të Anglisë nga rregullimi në negociata.

Burimet pranë Kryeministrisë njoftojnë se votimi në Parlament do të bëhet para 21 janarit.

Në anën tjetër para godinës së Parlamentit “Westminster Palace”, përkrahësit dhe opozitarët e marrëveshjes në Brexitit organizojnë protesta dhe manifestime përkrahjeje duke hedhur slogane dhe mbajtur pankarta me mbishkrime në duar.

Ndërkaq Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në fjalimin e tij drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit Evropian në Strasburg tha se “Marrëveshja e arritur është një marrëveshje më e mirë dhe mundësish e vetme. Të gjitha palët duhet të dinë se Marrëveshja e Brexitit nuk do të rihapet për negocim”.

“Neni i masës” i Marrëveshjes së Brexitit, nga i cili nuk është e kënaqur asnjë shtresë në Angli, parashikon formimin e kufirit fizik mes Republikës së Irlandës, që është anëtare e BE-së, dhe Irlandës Veriore, që është pjesë e Anglisë.

Me anë të këtij neni tërë Anglia do të mbetet brenda Unionit Doganor me BE-në për një kohë të pacaktuar.

Mbështetësit e Brexit argumentojnë se Britania do të kthehet në një shtet satelitor të BE-së dhe Irlanda Veriore gradualisht do të shkëputet nga vendi, ndërsa mbrojnë qëndrimin se Bashkimi Evropian do të parandalojë heqjen e masës dhe se Britania do të ekspozohet në Bashkimin Doganor dhe në negociata të pasigurta.

Ndërkaq përkrahësit e moderuar të Brexitit dhe mbështetësit e BE-së kritikojnë duke thënë se marrëveshja do ta bëjë Anglinë një pjesë pasive të BE-së në të cilën ajo ka një zë në menaxhimin e saj si anëtare.

Më 23 qershor 2016, Mbretëria e Bashkuar vendosi të largohet nga BE dhe zyrtarisht filloi procesin e ndarjes më 29 mars 2017.

Sipas procesit normal, Britania duhet të ndahet zyrtarisht nga BE më 29 mars 2019.

 


Lajme të ngjashme