Le Maire: Protestat e "Jelekëve të verdhë" do të kenë ndikim negativ në rritjen ekonomike

Ministri i Ekonomisë së Francës, Bruno Le Maire tha se presin që protestat e filluara më 17 nëntor të kenë ndikim negativ me 0,1 pikë në rritjen ekonomike të Francës gjatë tremujorit të fundit të vitit.

Le Maire: Protestat e "Jelekëve të verdhë" do të kenë ndikim negativ në rritjen ekonomike

Ministri i Ekonomisë së Francës, Bruno Le Maire bëri të ditur se protestat e “Jelekëve të verdhë” do të kenë ndikim negativ në rritjen ekonomike të 3 muajve të fundit në nivel 0,1 pikë.

Në prononcimin e tij të bërë për radion “RTL”, ministri Le Maire tha se presin që protestat e filluara më 17 nëntor të kenë ndikim negativ me 0,1 pikë në rritjen ekonomike të Francës gjatë tremujorit të fundit të vitit.

Ndërkohë bëhet e ditur se për shkak të protestave të organizuara ditën e shtunë numri i klientëve në qendrat tregtare është ulur për 17 për qind.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Francës, në protestat e “Jelekëve të verdhë” të organizuar të shtunën kanë marrë pjesë rreth 136 mijë vetë. Në ngjarjet e dhunës të jetuara gjatë protestave në rajone policore janë dërguar mbi 2 mijë persona, ndërsa prej tyre u ndaluan mbi 1 mijë e 700 vetë.

Protestat e "Jelekëve të verdhë", të cilat filluan në 17 nëntor si një reagim ndaj rritjes së çmimeve të karburantit dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike e që më vonë u kthyen në zemërim ndaj administratës Macron, u kthyen në protestat më të dhunshme në vend të viteve të fundit.

 


Lajme të ngjashme