Regjimi i Esadit vazhdon sulmet në Idlib

Në Siri regjimi Beshar Esadit dhe mbështetësit e tij kanë sulmuar sërish vendbanimet civile dhe vijat e para të frontit të kundërshtarëve ushtarakë në Idlib.

Regjimi i Esadit vazhdon sulmet në Idlib

 

Regjimi i Eadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani vazhdojnë të organizojnë sulme me artileri, raketa dhe mjete ajrore pa pilot në vijat e para të frontit të kundërshtarëve ushtarakë në vendbanimet civile që ndodhen brenda kufijve të Zonës së Çtensionimit në Idlib, e cila sipas marrëveshjes së Soçit është pastruar nga armatimi i rëndë. 

Naxhi Mustafa, zëdhënësi i Frontit Kombëtar të Çlirimit, një prej grupeve përbërëse të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), tha se regjimi i Esadit kishte sulmuar vendbanimet civile dhe vijat e frontit, nga të cilat opozita e ka tërhequr armatimin e saj të rëndë. 

"Forcat e regjimit të Esadit sulmojnë vijat e para të fronit tonë në Hama dhe në rrethinat e Idlibit. Së fundmi regjimi sulmoi pikën tonë të kontrollit në lagjen Masasin të provincës Hama, me pasojë 3 ushtarakë opozitarë të vrarë dhe 4 të plagosur. Regjimi po e shkel në mënyrë të vazhdueshme Marrëveshjen e Soçit”,- tha Mustafa, duke shtuar se forcat e regjimit janë mobilizuar dhe përqendruar përreth Idlibit dhe i vazhdojnë sulmet e tyre.

"Ata kryejnë sulme në shumë vendbanime e zona si: Um Halahil, Xherxhenaz, Khan Shejhun që ndodhen në periferi të Idlibit, në fshatin Rashidin afër Halepit, në Luginën Gab në periferi të Hamës dhe në Malin Turkmen afër Latakia”,u shpreh Mustafa.

Që nga 17 shtatori e këtej (datë kur në Soçi është firmosur marrëveshja ndërmjet Turqisë dhe Rusisë) në sulmet e regjimit në Idlib kanë vdekur gjithsej 33 civilë dhe kanë mbetur të plagosur shumë civilë.

Ndërsa forcat e regjimit vazhdojnë ofensivën, opozita ushtarake në respektim të marrëveshjes (së Soçit) në datën 10 tetor ka tërhequr nga zona armatimin e saj të rëndë.



Lajme të ngjashme