Në Marok u miratua marrëveshja e OKB-së për migracionin

Shtetet anëtare të OKB-së miratuan të hënën një marrëveshje mbi migracionin global, njoftoi të hënën Ministri i Punëve të Jashtme të Marokut, Nasser Bourita.

Në Marok u miratua marrëveshja e OKB-së për migracionin

 

Në Marok u nënshkrua “Marrëveshja Globale për Migracionin”, e përgatitur nga vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Me pjesëmarrjen e më shumë se 150 vendeve anëtare të OKB-së në qytetin Marakesh të Marokut filloi punimet konferenca ndërkombëtare për “Marrëveshjen Globale mbi Migracionin”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Marokut, Nasser Bourita tha se marrëveshja e OKB-së për migracionin global u pranua me shumicë votash.

"Pakti u miratua me shumicën e votave dhe pa kundërshtim nga asnjë vend", tha Bourita në një konferencë shtypi.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se marrëveshja do të ishte një udhërrëfyes për të adresuar problemet me të cilat përballen emigrantët.

Kjo marrëveshje, e cila në aspektin ligjor nuk është e detyrueshme,- u shpreh Guterresh është në cilësinë e kornizës (ligjore) për bashkëpunimin e nevojshëm ndërkombëtar dhe do t’u njohë mundësi emigrantëve të përfitojnë më shumë nga të drejtat e njeriut.

“Kjo marrëveshje do të jetë zëri i grave dhe vajzave emigrante, të cilat jetojnë në kushte të vështira dhe përbëjnë gjysmën e migrantëve sot në botë, numri i të cilëve arrin deri në 260 milionë”,- shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha gjithashtu se humbjet e jetëve janë rritur shumë edhe për shkak të migracionit të parregullt, duke ndarë me gazetarët informacionin, që numri i emigrantëve të vdekur është rreth 60 mijë nga vitet 2000 e këtej.

Kurse Kryetarja e Asamblesë së Përgjithshme të 73-të të OKB-së, Maria Fernanda Espinoza tha se marrëveshja e firmosur do të sigurojë mundësi për një bashkëpunim ndërmjet vendeve të origjinës së emigrantëve dhe vendeve tek të cilat ai ka qëndruar gjatë mërgimit dhe vendet që ka emigruar.

Lëvizja migratore në rritje këto vitet e fundit ka rezultuar me vdekje në raporte të mëdha, tërhoqi vëmendjen Espinoza dhe shtoi se ky pakt nuk e dëmton sovranitetin e vendeve (anëtare të OKB-së), ai është një pak ndërkombëtar që u hap rrugën disa mundësive për një luftë më efektive me trafikun e qenieve njerëzore.

Pakti (Marrëveshja Globale për Migracionin) përmban një sërë parimesh, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të drejtat e fëmijëve, njohjen e sovranitetit kombëtar, një indeks për të ndihmuar vendet në trajtimin e migracionit dhe masat për të përmirësuar integrimin e emigrantëve dhe shkëmbimin e përvojave.

Në konferencë janë të pranishëm edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez. Konferenca do të zgjasë dy ditë dhe kryetarë shtetesh e qeverish të vendeve të ndryshme do të mbajnë fjalime.

Turqia në këtë konferencë përfaqësohet nga ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojllu (Soylu).

Shumë vende si: Austria, Polonia, Republika Çeke, Estonia, Bullgaria, Kroacia, ShBA-ja, Hungaria, Australi dhe Izraeli kanë refuzuar të nënshkruajnë paktin jo-detyrues të OKB-së.



Lajme të ngjashme