Mbretëria e Bashkuar mund të anulojë Brexit-in në mënyrë të njëanshme

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ) vendosi të hënën se Mbretëria e Bashkuar është “e lirë të anulojë në mënyrë të njëanshme njoftimin e qëllimit të saj për t’u tërhequr nga Bashkimi Evropian”...

Mbretëria e Bashkuar mund të anulojë Brexit-in në mënyrë të njëanshme

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ) vendosi të hënën se Mbretëria e Bashkuar është “e lirë të anulojë në mënyrë të njëanshme njoftimin e qëllimit të saj për t’u tërhequr nga Bashkimi Evropian”.

“Kur një shtet anëtar ka njoftuar Këshillin Evropian mbi qëllimin e tij për t’u tërhequr nga Bashkimi Evropian, siç ka bërë Mbretëria e Bashkuar në këtë rast, ai shtet anëtar është i lirë ta revokojë njëanësisht atë njoftim”, deklaroi Gjykata.

Në 2017, Kryeministrja britanike, Theresa May, njoftoi Këshillin Evropian në lidhje me qëllimin e vendit të saj për të dalë nga blloku 28-anëtarësh në bazë të Artikullit 50 të Traktatit për Bashkimin Evropian (TEU).

“Kjo mundësi ekziston për sa kohë që një marrëveshje tërheqjeje e lidhur ndërmjet BE-së dhe atij shteti anëtar nuk ka hyrë në fuqi ose në rast se nuk është lidhur një marrëveshje e tillë; për aq kohë sa periudha dyvjeçare nga data e njoftimit të synimit për t’u tërhequr nga BE-ja, si dhe një zgjatje e mundshme, nuk ka skaduar”, shtoi Gjykata Evropiane e Drejtësisë.



Lajme të ngjashme