Belgjikë – Mbreti Filip pranon dorëheqjet e ministrave të Aleancës së Re Flamande

Mbreti Filip i Belgjikës ka pranuar të dielën dorëheqjet e ministrave të Aleancës së Re Flamande (N-VA) për shkak të krizës mbi Kompaktin Global të Kombeve të Bashkuara për Emigracionin...

Belgjikë – Mbreti Filip pranon dorëheqjet e ministrave të Aleancës së Re Flamande

Mbreti Filip i Belgjikës ka pranuar të dielën dorëheqjet e ministrave të Aleancës së Re Flamande (N-VA).

“Janë pranuar dorëheqjet e ministrit të Punëve të Brendshme Jan Jambon, ministrit të Financave Johan van Overtveld, ministrit të Mbrojtjes Sander Loones, ministrit për Azilin dhe Emigracionin Theo Francken, si dhe ministres së Shtetit për të Drejtat e Barabarta dhe Luftën kundër Varfërisë Zuhal Demir”, njoftoi Pallati Mbretëror i Belgjikës përmes një komunikate të shkruar.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Belga, në postin e ministrit për Azilin dhe Emigracionin do të emërohet ministrja aktuale e Shëndetësisë Maggie de Block, ministër i Financave do të emërohet zëvendëskryeministri Alexander de Croo, ministër i Punëve të Brendshme do të emërohet ministri i Shtetit Peter de Crem, ndërsa postin e ministrit të Mbrojtjes do ta ushtrojë njëkohësisht ministri i Punëve të Jashtme Didier Reynders.

Aleanca e Re Flamande, parti e krahut të djathtë dhe forca politike më e madhe në Parlamentin e Belgjikës, njoftoi të dielën tërheqjen e saj nga koalicioni qeverisës për shkak të krizës mbi Kompaktin Global të Kombeve të Bashkuara për Emigracionin.



Lajme të ngjashme