Belgjikë – Partia N-VA tërhiqet nga qeveria për shkak të mosmarrëveshjes mbi emigracionin

Partia N-VA e krahut të djathtë të Belgjikës, forca politike më e madhe në Parlamentin e këtij vendi, njoftoi të dielën se po tërhiqet nga koalicioni qeverisës për shkak të mosmarrëveshjes mbi emigracionin...

Belgjikë – Partia N-VA tërhiqet nga qeveria për shkak të mosmarrëveshjes mbi emigracionin

Aleanca e Re Flamande (N-VA), parti e krahut të djathtë dhe forca politike më e madhe në Parlamentin e Belgjikës, njoftoi të dielën se po tërhiqet nga koalicioni qeverisës për shkak të mosmarrëveshjes mbi emigracionin.

“Unë do të doja të them se ministrat e N-VA-së kanë paraqitur zyrtarisht dorëheqjen e tyre”, tha ministri i Brendshëm belg, Jan Jambon, për radion “VRT”.

Kjo lëvizje e Jambon vjen pas dorëheqjes së ministrit të Emigracionit, Theo Francken, një anëtar i kësaj partie të krahut të djathtë, deklaratat e të cilit kundër emigracionit kanë nxitur polemika.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, konfirmoi të shtunën se do të marrë pjesë në një konferencë të OKB-së që fillon të hënën në Marok, për të shprehur mbështetjen për Kompaktin Global të Kombeve të Bashkuara për Emigracionin.

Mishel tha se qeveria do të vazhdojë si një koalicion pakice që përfshin MR-në liberale, CD&V-në e qendrës së djathtë dhe VLD-në liberal-demokrate.

Sipas mediave lokale belge, Kryeministri Michel do të takohet të dielën me Mbretin Filip për ta informuar atë rreth dorëheqjeve.

Edhe pse pakti i OKB-së nuk është ligjërisht detyrues, N-VA-ja argumentoi se ai do të shkelte sovranitetin e Belgjikës dhe do të minonte qëndrimin e qeverisë kundër emigrantëve.



Lajme të ngjashme