Cipras takohet me Putinin në Moskë, kërkon përfshirjen e Greqisë në “Rrymën Turke”

Kreu i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin tha se në projektet, që do të transportojnë gazin natyror rus në Evropë, mund të përfshihet edhe Greqia dhe shtoi: “Përfshirjen e Greqisë në projektin e “Rrymës Turke” nuk e shohim si diçka jashtë mundësisë”.

Putin, pas takimit me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras në Moskë, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Energjia është një fushë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërmjet Rusisë dhe Greqisë, tha Putin dhe shtoi: “Rusia siguron më shumë se gjysmën e nevojës së gazit natyror të Greqisë dhe më shumë se 10% të benzinës së Greqisë”.  

Ai shpjegoi se Greqia mund të përfshihet në projektet e gazit natyror të Rusis dhe shtoi: “Në projektet, që do të transportojnë gazin natyror rus në Evropë, mund të përfshihen edhe kompanitë greke. Përfshirjen e Greqisë në projektin e “Rrymës Turke” nuk e shohim si diçka jashtë mundësisë. Këtë çështje jemi duke e konsultuar edhe me partnerët grekë dhe turq”.

Kurse Cipras bëri të ditur se duke filluar nga “Rryma Turke”, kapitujt në lidhje me Turqinë janë në rendin e ditës së takimeve me Rusinë.  

Kryeministri grek në takim kërkoi që projekti të kalojë në Evropë nëpërmjet Greqisë.

“Që në fillim kemi thënë se jo vetëm “Rryma Turke” por duhet të ketë një “Rrymë të Evropës” që kalon nga Greqia dhe Italia” tha Cipras.

Lajme të ngjashme