Policia franceze arrestoi 700 gjimnazistë në protestat kundër politikave të arsimit

Në Francë, mbi 700 nxënës gjimnazi janë arrestuar gjatë protestave të zhvilluara në mbarë vendin për të protestuar politikat e arsimit të Presidentit, Emmanuel Macron dhe qeverisë së tij.

Policia franceze arrestoi 700 gjimnazistë në protestat kundër politikave të arsimit
Parisi në protestë, rrugët në flakë
Parisi në protestë, rrugët në flakë

Banorët e Parisit e filluan javën në rrugët e shkatërruara në protestat kundër rritjes së çmimit të karburantit në vend.

Në Francë, mbi 700 nxënës gjimnazi janë arrestuar gjatë protestave të zhvilluara në mbarë vendin për të protestuar politikat e arsimit të Presidentit, Emmanuel Macron dhe qeverisë së tij.

Sipas lajmeve të medias franceze, të bazuara në burimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në ngjarjet që ndodhën gjatë protestave të zhvilluara dje në mbarë vendin kundër politikave të Macronit dhe qeverisë së tij për arsimin, u arrestuan mbi 700 gjimnazistë. Dje u ndërpre plotësisht ose pjesërisht mësimi në 280 gjimnaze.  

Nxënësit po zhvillojnë protesta në shumë qytete të vendit që nga dita e hënë.

Kurse sindikatat e nxënësve ishin shprehur se protestat do të vazhdojnë me një pjesëmarrje edhe më të gjerë.

Gjatë ngjarjeve në protestën e një dite më parë ishin arrestuar 32 nxënës.

Ndërkaq, për shkak të protestës së “jelekëve të verdhë”, që pritet të bëhet nesër në kryeqytetin Paris, do të mbyllen dyqanet, restorantet dhe muzetë.

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, në deklaratën e bërë për kanalin televiziv TF1, tha se për protestën e të shtunës, do të merren masa të gjera sigurie.

Ai tha se ndaj protestave do të jenë në detyrë 89 mijë policë dhe vetëm Parisi do të mbrohet nga 8 mijë policë dhe shumë automjete të blinduara.

Sipas medias, autoritetet janë të shqetësuara nga ripërtëritja e ngjarjeve të dhunës në protestat e javës së kaluar të “jelekëve të verdhë”, ku u plaçkitën dyqanet, u thyen xhamat dhe u dogjën makinat e disa ndërtesa.    

 

Këto protesta, që filluan në 17 nëntor, si një reagim ndaj rritjes së çmimeve të karburantit dhe përkeqësimit të kushteve të jetesës në vend, u kthyen në protestat më të dhunshme të viteve të fundit në Francë.

Në rrugën Champs-Elysees dhe përreth saj në kryeqytetin Paris, mijëra protestues, që morën pjesë në protestën e fundit në 1 dhjetor, u ndeshën me ndërhyrjen e ashpër të policisë. Në protestë u krijua një “kaos” me djegien e automjeteve dhe kazanëve të mbeturinave, plaçkitjen e bizneseve, shpërthimin e shpeshtë të bombave zhurmuese dhe përshkallëzimin e flakëve.   

Në ngjarjet e jetuara që nga fillimi i protestave e deri më sot, 3 persona kanë humbur jetën, 1 mijë e 43 persona, ndër të cilët 222 efektiva të policisë janë plagosur ndërsa 1 mijë e 424 persona janë arrestuar.   

Autoritetet bënë të ditur se rritja e çmimeve të karburantit, e cila protestohet nga “jelekët e verdhë” u anulua për vitin 2019.

 

 


Lajme të ngjashme