Nigeri - Sulmet e Boko Haram ndalojnë dërgimin e ndihmave humanitare

Këshilltari për ushqim i Fondit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Dr. Davis Bamidele Omotola bëri të ditur se për shkak të sulmeve të organizatës terroriste është ndaluar dërgimi i ndihmave humanitare në verilindje të vendit.

Nigeri - Sulmet e Boko Haram ndalojnë dërgimin e ndihmave humanitare

Bëhet e ditur se për shkak të sulmeve të organizatës terroriste Boko Haram është ndaluar dërgimi i ndihmave humanitare në verilindje të Nigerisë.

Këshilltari për ushqim i Fondit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Dr. Davis Bamidele Omotola bëri të ditur se për shkak të sulmeve të organizatës terroriste është ndaluar dërgimi i ndihmave humanitare në verilindje të vendit.

Duke theksuar se në këtë rajon organizata terroriste ka vrarë dhe rrëmbyer një numër të madh të punonjësve humanitarë, Otomola tha: “Nuk mund të flasim për pasigurinë e ushqimit ndërkohë që një numër i madh i punonjësve humanitarë janë vrarë në këtë rajon”.

Otomola gjithashtu shtoi se për të gjetur zgjidhje krizës së kequshqyerjes është e nevojshme që sulmet e kësaj organizate të ndalen sa më shumë të jetë e mundur, ndërsa i bëri thirrje qeverisë për ndërhyrje urgjente për zgjidhjen e kësaj krize.

Në dhunën masive që organizata terroriste Boko Haram ushtron prej vitit 2009 e këtej dhe e cila është e pranishme në Nigeri që nga fillimi i viteve 2000, janë vrarë më shumë se 20 mijë njerëz.

Prej vitit 2015 e këtej kjo organizatë ndërmori sulme edhe në vendet fqinje si Kamerun, Çad dhe Niger.

Të paktën 2 mijë njerëz humbën jetën në sulmet e organizatës në pellgun e Liqenit të Çadit.

 


Lajme të ngjashme