Koment – Samiti i G-20-ës dhe Princi i Kurorës, Muhammed Bin Selman

Vlerësim i akademikut turk, Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara...

1102145
Koment – Samiti i G-20-ës dhe Princi i Kurorës, Muhammed Bin Selman

*Can ACUN

Liderët botëror u takuan në Samitin e G-20-ës të organizuar në Argjentinë, gjatë të cilit realizuar edhe takime dypalëshe në nivel të lartë. Në mesin e çështjet që shënuan këtë samit ishin takimet dypalëshe, lufta ekonomike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës dhe gjendja e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed Bin Selman, që është i dyshuar për dhënien e urdhrit për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i cili u vra në Konsullatën e Përgjithshme të vendit të tij në Stamboll. Pas hetimeve të suksesshme të autoriteteve turke dhe presionit të opinionit botëror në lidhje me vrasjen në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll të gazetarit, Jamal Khashoggi, autoritetet saudite u detyruan të pranojnë vrasjen. Ndonëse gjykimi i të akuzuarve për vrasjen e Jamal Khashoggi, gazetarit të gazetës “The Washington Post” ka filluar nga gjykata saudite, hetimet për gjetjen e personit, i cili e urdhëroi këtë vrasje po vazhdojnë ende. Edhe pse disa zyrtarë sauditë e kanë cilësuar ngjarjen si një vepër penale, të gjitha shigjetat tregojnë Princin e Kurorës, Muhammed Bin Selman. Kështu që në media kanë rrjedhë informacione që CIA gjatë hetimeve erdhi në përfundim se Muhammed Bin Selman qëndron prapa vrasjes.

Ndërkohë që procesi po vazhdon, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite fillimisht zhvilloi një vizitë në vendet arabe dhe më pas mori pjesë në Samitin e Liderëve të vendeve të G-20-ës në Argjentinë. Muhammed Bin Selman, i cili vizitoi Emirët dhe Mbretërit arabë, së fundmi kaloi në Tunizi, vend ky që administrohet me sistem demokratik, ku shkaktoi protesta të masës së gjerë popullore. Protestat e arabëve të vizitës së Muhamed Bin Selman në Tunizi, u shënuan nga mbishkrimet, ku përgjegjës për vrasjen e Khashoggit mbahej Princi i Kurorës. Muhammed Bin Selman, i cili pas vizitës në Tunizi kaloi në Argjentinë për të marrë pjesë në Samitin e G-20-ës, preferoi të qëndrojë në ambasadën Saudite në këtë vend. Tërheq vëmendjen se kundër Princit saudit ishte ngritur një padi penale për vrasjen e Khashoggit dhe se gjyqësori i Argjentinës e pranoi këtë padi. Gjatë samitit të G-20-ës shumica e liderëve botërorë treguan kujdes që të mos jenë në foto të njëjtë me Princin. Muhammed Bin Selman, i cili realizoi takime dypalëshe të intensitetit të ulët, u kritikua para kamerave nga ana e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Ndërkaq në anën tjetër Princi Muhammed Bin Selman shfaqi qëndrime mjaftë të afërta me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

 

Pas përfundimit të samitit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pati zhvillime të rëndësishme në lidhje me vrasjen e Khashoggit dhe Princin, Muhammed Bin Selman. CIA informoi disa anëtarë të shquar të Senatit Amerikan në lidhje me rastin e Khashoggit. Pas mbledhjes së mbajtur prapa dyerve të mbyllura, para kamerave dolën Senatorët Corker dhe Graham, të cilët deklaruan se nuk ka asnjë dyshim në pikën e përgjegjësisë së Princit për vrasjen e Khashoggit. Gjithashtu vendimi i fundit i marrë nga ana e gjyqësorit turk për arrestimin e dy personave të afërt me Princin Bin Selman paraqet ngushtimin e rrethit për Princin.

 

Një temë tjetër e rëndësishme e Samitit të G-20-ës ishte lufta e vazhdueshme ekonomike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës Popullore të Kinës. Fakti që Shtetet e Bashkuara kanë një çekuilibër të madh në import-eksport në tregtinë me Kinën, ka shkaktuar shqetësime tek administrata amerikane dhe në vend se Presidenti i ShBA-së të zbatojë ndryshime strukturore, ai vendosi të vë sanksione ndëshkuese ndaj Kinës. Vendosja e sanksioneve nga ana e Kinës ndaj mallrave amerikane si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Presidentit të ShBA-së, filloi edhe zyrtarisht lufta ekonomike mes dy vendeve. Në këtë kontekst është e rëndësishme që ekonomia kineze, e cila shënoi rritje me shifra mjaftë të mëdha, është bërë një kërcënim serioz për pozitën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në botë. Fakti që shumë kompani amerikane kanë zhvendosur prodhimin e tyre në Kinë, ka forcuar konkurrencën mes dy vendeve.

*Ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), Ankara



Lajme të ngjashme