Rusia dakord për takimin e ri për Sirinë me Turqi, Gjermani

Krerët rusë, turq e gjermanë kanë rënë dakord për të mbajtur një takim të ri katërsh për Sirinë, nëse ka nevojë, tha të martën një zëdhënës i Kremlinit.

1100616
Rusia dakord për takimin e ri për Sirinë me Turqi, Gjermani

Këshilltari i Kremlinit (Pallati Presidencial i Rusisë) për Politikën e Jashtme, Yuriy Ushakov tha se "Kryetari i Shtetit të Rusisë Vladimir Putin, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel janë pajtuar për mbajtjen e takimit të dytë katërsh për Sirinë”.

“Kemi rënë dakord për të mbajtur një forum të ri me pjesëmarrjen e Erdoanit dhe Merkelit, në rast se do të ketë nevojë edhe me pjesëmarrjen e Putinit, Erdoanit, Merkelit dhe Presidentit të Francës Emmanuel Macron”, shtoi Ushakov.

“Konsensusi u arrit gjatë takimeve të ndara të Putinit me Erdoan dhe Merkel në kuadër të samitit të G20-s në Buenos-Ajres të Argjentinës”,- tha Ushakov.

Takimi i parë katërsh ishte mbajtur në Vilën e Vahdettinit më 27 tetor në Stamboll me pjesëmarrjen e Erdoanit, Putinit, Macronit dhe Merkelit.

Në këtë takim liderët kishin shqyrtuar situatën në Siri dhe kishin ofruar një plan për zgjidhjen e krizës.

Këshilli kishte theksuar se çështjet e rëna dakord në këtë samit do të kontribuonin për paqen në Siri dhe rajon, si dhe do të siguronin një armëpushim të përhershëm me çmilitarizimin e provincës veriperëndimore të Idlibit.

Siria sapo ka filluar të dalë nga një konflikt shkatërrues, që filloi në vitin 2011, kur regjimi i Esadit i goditi demonstruesit në një trazirë të papritur.

 


Lajme të ngjashme