Juncker anulon vizitën në Paris për shkak të protestave

Për shkak të protestave të “Jelekëve të vedhë”, Kryetari i Komisioni të Bashkimit Evropian (BE), Jean-Claude Juncker anuloi vizitën e tij në kryeqytetin Paris të Francës që ishte e planifikuar për sot.

Sipas informatave të marra nga burimet e Komisionit të BE-së pritej që Juncker nesër ti drejtohet Kuvendit Kombëtar të Francës me një fjalim, por programi i tij u anulua për shkak të seancës së Kuvendit në lidhje me “Jelekët e verdhë”.

Mësohet se Juncker, i cili pas fjalimit në Kuvend do të takohej në darkë me Presidentin, Emmanuel Macron dhe që kishte të planifikuar edhe një takim me Kryetarin e Kuvendit Kombëtar të Francës, Richard Ferrand, e ka shtyrë për një datë tjetër vizitën e tij.

Aktivistët e organizuar nën emrin “Jelekët e verdhë” prej 17 nëntorit e këtej protestojnë nëpër rrugë në mbarë vendin kundër taksave shtesë që qeveria vendosi ndaj karburanteve.

  Këto protesta janë shndërruar në revoltë me kërkesa më të gjera kundër Presidentit Macron dhe qeverisë.

Në ngjarjet e jetuara gjatë protestave kanë humbur jetën 2 vetë, ndërsa janë plagosur 1 mijë e 43 të tjerë në mesin e të cilëve 222 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Bëhet e ditur se gjatë trazirave të jetuara në protesta forcat e sigurisë ndaluan 1 mijë e 424 persona.

Lajme të ngjashme